e enjte, 21 gusht 2014 16:25
Volume 5love is answer to hatredprayer for persecutorspersecutionprayer for discermentHoly Spiritlove to neighboursDivine MercyFëmijët e mi tëdashur, kur një njeri e persekuton një tjetër dhe i shkakton atij vuajtje,Fryma e Zotit nuk mund të qëndroj në atë shpirt sepse është i ligu që banon brëndatij. Kur një njeri e persekuton një tjerër, i shkakton atij dëm, si shpirtërishtashtu dhe fizikisht dhe pastaj i justifikon veprimet e tij, duke thënë se ështëduke mbrojtur Fjalën e Zotit, dijeni se ky është mëkati më i madh pasi e fyenHyjninë e Zotit.
Asnjënjeri nuk e ka autoritetin të lëndoj një njeri tjetër në Emër të Zotit pasi kjokurrë nuk do të ishte falur, apo lejuar, nga Biri im, Jezu Krishti.
Ndërsa fatkeqësitë në botështohen, po ashtu edhe çdo veprim i shëmtuar do të justifikohet nga ata që janëfajtorë ndaj mëkatit të tmerrshëm kundër Krishtit. Ata do të japin çdo arsye përtë justifikuar veprimet e tyre djallëzore dhe asnjë prej tyre nuk do t’i shpëtojndëshkimit në Planin e Zotit për Shpengim. Hidhni baltë mbi një tjetërshpirt dhe ai njeri do të duhet të përgjigjet për mëkatet e tij kundër Zotit,Krijimit të Tij dhe çdo fëmije të Tij.
Në këtë kohë tëmashtrimit të madh, kur është e vështirë për mëkatarët të dallojnë të drejtënnga e gabuara, është e rëndësishme të kujtoni Fjalët e Birit tim, JezuKrishtit. Le të hedhi gurin i pari, ai qëështë pa mëkat. Personi që i shkakton të tjerëve vuajtje të tmerrshme do tëgjykohet sipas veprimeve të tij apo të saj.
Ju duhet, në këtëkohë, të luteni për njerëzimin dhe për hiret për të dalluar ndryshimin mes mëkateve,që kryhen kundër njerëzimit, dhe ato kundër Zotit. Mëkati është mëkat, por kur veprat e liga kryhen në Emrin e Shenjtë tëZotit atëherë pasoja të rënda do të ndjekin pas tyre. Ndërsa urrejtja përhapetpo ashtu dhe Dashuria e Zotit do të përhapet përmes shpirtrave zemërbutë dhe tëpërulur, sepse ata mbartin pishtarin e Shpëtimit kundër një hapësire të errët.Vetëm përmes Hirit të Zotit, njeriu mund të shpëtoj nga mëkati dhe do të jetë përmeskëtyre shpirtrave, që e duan Zotin pa kushte që shpirtrat e gabuar mund tëshpengohen.
Ju duhet të luteni,luteni, luteni për mëkatarët ngado sepse errësira i verbon ata ndaj tëVërtetës. Pa të Vërtetën, bota do të zhytej në errësirë të plotë. Lutuni që ju,bijtë e mi të dashur, të mund t’i bëni ballë ligësisë që mëkati sjell në jetëntuaj. Lutuni për ata që i persekutojnë fëmijët e Zotit, që edhe ata të mund tëpreken në zemrat e tyre të tregojnë dashuri dhe dhembshuri për të tjerët.
Lutuni përshpëtimin e shpirtrave dhe, në veçanti, ata që e kanë lejuar urrejtjen t’imjergulloj zemrat e tyre dhe që kanë më shumë nevojë për Mëshirën e Zotit.
Nëna juaj e Dashur
Nëna e Shpëtimit
Mesazhi origjinal në anglisht: