e mërkurë, 22 qershor 2011 19:00
Volume 1rejoicewhat is the Wariningthis generationthe Warningafter the WarningGod's LoveBijaIme fort e dashur, e forcuar tani, pasi ke duruar sprovën më të keqe deri tani,ti do të vazhdosh t’i komunikosh thirrjet e Mia urgjente në mbarë botën.
Ata,fëmijët e Mi të dashur, duhet ta dinë se kur Unë të vij së shpejti, ata do tëdalin ballë-përballë me Mua. Sa dëshirë kam t’iu tregoj atyre se Unë me tëvërtetë Ekzistoj dhe sa e pres gëzimin në fytyrat e tyre kur ata ta dëshmojnëDashurinë dhe Mëshirën Time.
Sepseshumë nga fëmijët e Mi do të bien në tokë dhe do të derdhin lotlehtësimi, lot gëzimi dhe lumturie, lot habie dhe dashurie. Sepse, mënë fund, do të jetë e mundur të bëjnë një Jetë të Re më pas, ku të gjithë mundtë ndjekin të Vërtetën e Mësimeve të Mia.
Fëmijëte Mi nuk do ta kuptojnë rëndësinë e kësaj Vepre të madhe tëMëshirës, Dhurata më e madhe e dhënë ndonjëherë njerëzimit që ngaKryqëzimi Im. Sepse do të jetë përmes kësaj Dhurate të Paralajmërimit që sytëe njeriut do të hapen përfundimisht ndaj të Vërtetës së mbarë ekzistencës sëtyre mbi këtë Tokë dhe përtej.
Ataqë janë gjallë në këtë botë sot duhet ta kuptojnë sa të privilegjuar ata janëqë po iu jepet prova e Ekzistencës së Hyjit Atit të Përjetshëm dhe EkzistencësSime, Birit të Tij të dashur, edhe pse kjo është përtej të kuptuarit tuaj.
Pas Paralajmërimit mosu ktheni në udhët tuaja të vjetra
Unëju bëj thirrje të gjithëve, që kur ta keni parë Praninë Time dhe t’ju jetëtreguar se si mëkati, jo vetëm që më fyen Mua, por ju shtyn poshtë udhës sëFerrit, ju nuk duhet të ktheheni tek mënyrat tuaja të vjetra.
Periudhapas Paralajmërimit është kritike për paqen e botës dhe shpëtimin tuaj.
Mos e refuzoni këtëDhuratë. Kapeni atë me të dyja duart. Lini që Paralajmërimin t’ju bashkojë nënjë me Mua. Kur ju ta bëni këtë dhe të luteni për drejtim, ju do tëshpërbleheni me Parajsën e Re mbi Tokë ku nuk do të keni nevojë për asgjë.
Gëzohuni. Më dëgjoni Mua. Kushtojini vëmendje Mesazhit Tim dhe lejojeni Dashurinë Time t’ju mbështjelli drejt Mbretërisë Sime të Lavdishme.
Unë ju dua të gjithëve. Herën tjetër kur të ndjeni një dallgë dashurie në zemrën tuaj për një person tjetër, kujtohuni se kjo Dhuratë vjen nga Unë. Pa dashuri nuk ka jetë.
Mbreti juaj Hyjnor i Mëshirës
Jezu Krishti, Biri i Hyjit Atit të Përjetshëm