e mërkurë, 6 gusht 2014 13:00
Volume 5to solders of the Remnant Army division amongst ChristiansBibletactic of satanJesus I trust in yousatan's armyBijtë e mi tëdashur, të keni kujdes nga ata që ju persekutojnë në Emër të Birit tim, JezuKrishtit, pasi ata do të jenë të kujdesshëm të fshihen pas një shfaqje tëshenjtërisë. I ligu kurrë nuk paraqitet ashtu si është në të vërtetë, sepse ai ështëtepër dinak. Në të kundërt, përmes shpirtrave që ai i influencon, ai do t’juafrohet me një shfaqje dashurie dhe shumë do ta besojnë këtë mashtrim. Fjalët qëai përdor mund të duken qetësuese dhe joshëse, por ato do të lënë një ndjenjë tëtrazuar në shpirtin tuaj.
Kur Mesazhet jepennë botë sipas urdhërit të Atit tim të Përjetshëm, ato kurrë nuk bëjnë kërkesandaj jush. Ato kurrë nuk i japin një njeriu pushtet mbi ju për t’ju inkurajuart’i premtoni besnikëri një personi tjetër të gjallë. E gjithë lavdia duhet tëjetë ndaj Zotit. Asnjë njeri nuk mund t’ju premtoj shpëtim, pasi kjo mund tëvij vetëm nga Zoti. Ju mund t’i pregatisni shpirtrat tuaj ashtu si jeni mësuarnga Biri im, Jezu Krishti, dhe të merrni Sakramentet. Ju mund t’i pranoni Dhuratate Hireve të dhëna ju, përmes meje, Virgjëra e Papërlyme Mari, por ju nuk keninevojë për lejë nga dikush për t’u bërë i denjë t’i shërbeni Birit tim, në këtëapo ndonjë mision tjetër, i urdhëruar në Qiell.
Bëni kujdes ngaarmiqtë e Birit tim, pasi ata janë ngado, duke bërë gjithçka në fuqinë e tyre përta verbuar njerëzimin ndaj të Vërtetës së Premtimit të Birit tim për të ardhurpërsëri. Ai do të kthehet shpejt dhe pastaj e Vërteta do të bëhet e ditur dhegjithçka që Ai premtoi do të dali në dritë. Deri në Ditën e madhe të Zotit juduhet të përqëndroheni vetëm tek Biri im dhe vendoseni gjithë besimin tuaj tekAi. Biri im nuk ka dërguar askënd për t’ju devijuar nga këto Mesazhe, të fundittë këtij lloji, dhe kushdo që pohon ndryshe nuk vjen prej Tij.
Besoni, besoni,besoni në Mëshirën e Birit tim. Dëgjoni çfarë Ai ju ka mësuar – gjithçka ështëe përmbajtur në Biblën e Shenjtë. Fjala e Tij është e thjeshtë. Ajo nuk është ekomplikuar. Vetëm ndiqni Mësimet e Tij, të cilat zgjatën mbi 2,000 vjet dheatëherë ju do të gjeni paqe.
Nëna juaj e Dashur
Nëna e Shpëtimit
Mesazhi origjinal në anglisht: