Jesus2Me top graphics
Don't cower in fear. I love you all and simply want to hold your hands, children, and protect you.

Nëna e Shpëtimit: Unë do të punoj ngushtë me Birin tim të dashur, Jezu Krishtin, në veprën e Tij finale për të shpëtuar njerëzimin

e diel, 6 korrik 2014 14:25

Volume 5pride makes blind to solders of the Remnant Army Our Lady as AdvocateMother of SalvationThe Remnant Armyfree will

Bija ime, koha ime si Nëna e Shpëtimit, kur unë do të punoj ngushtë meBirin tim të dashur, Jezu Krishtin, në veprën e Tij finale për të shpëtuar njerëziminështë përcaktuar në mënyrë të vendosur.

Që ngakjo ditë e tutje, unë do të bëj gjithçka që kërkohet nga unë për t’ju përgjigjurAtij kur Ai ndërhyn në çështjet e botës për të shfaqur Mëshirën e Tij.

Udha drejt shpëtimitështë një udhë shumë e vështirë, pasi nuk është kurrë e lehtë të hapen sytë e tëverbërve ndaj të Vërtetës. Nuk ka gjë më shqetësuese atëherë të shikosh këtashpirtra të gjorë të cilët nuk mund të shikojnë sepse refuzojnë ta bëjnë këtë.Kokfortësia e njeriut është një pengesë e madhe dhe për këtë arsye vepra të mëdhalutje dhe sakrifice kërkohen nga të gjithë ata që janë të bekuar me Dritën eZotit në zemrat e tyre. Do të jetë bujaria juaj e vullnetit të lirë, ndërsa ju isillni Birit tim dhuratën që Ai dëshiron, që do ta mundësoj Shpirtin e Shenjtëtë bjer mbi ata shpirtra që kanë nevojë të madhe për Mëshirën e Birit tim.

Mund të jetë një sfidë e madhe të shpallni të Vërtetën, vetëm me anë tëbesimit tuaj. Por ndërsa shumë njerëz janë besnikë ndaj Birit tim, ata nuk ekanë dhuratën e kuptimit të plotë. Besimi i verbuar në Zotin është një Dhuratëe madhe dhe i është dhënë atyre që janë të butë në zemër dhe që ju mungonegoizmi. Megjithatë, ngrihuni, të dashur fëmijë, dhe pregatituni për betejën emadhe për shpirtrat. Do të jetë detyra më e madhe madje dhe për më të fortinmes jush. Më lejoni mua, Nënën tuaj, t’ju udhëzoj në kohët që vijojnë, sepseunë jam Mbrojtësja juaj dhe Jezu Krishti më ka dhënë Hire të mëdha për të qënëe aftë t’ju marr me vete në udhën drejt lavdisë së madhe.

Shkoni në paqe përta dashur dhe shërbyer Zotit. Sepse ata që e ndjekin Atë, si fëmijët e vegjël,çdo Mbrojtje do t’ju jepet.

Nëna juaj e dashur

Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara