e mërkurë, 15 qershor 2011 10:00
Volume 1to believersto enemies of the Missionhumilitylove to neighboursphariseesintelligenceprideSot,bija Ime, Unë dëshiroj t’i paralajmëroj ata ndjekës të Mi të devotshëm, tëcilët e shpallin publikisht Emrin Tim, që ta ndjekin të Vërtetën e Mësimeve tëMia dhe të ecin me kujdes.
Unëi dua të gjithë ndjekësit e Mi dhe në veçanti ata që tregojnë përulësi gjatëgjithë kohës. Megjithatë, Unë shqetësohem kur të Krishterë seriozë dhe tëdedikuar, të cilët e flasin Fjalën Time, përpiqen t’i analizojnë Mësimet e Mianë një mënyrë të lartë dhe diktatoriale. Pa u mjaftuar që ta përhapin FjalënTime, ata ndjejnë se duhet t’i sjellin Mësimet e Mia brenda një debatiintelektual njerëzor, i cili i shërben vetëm një qëllimi. Për t’ua vërtetuar tëtjerëve se ata janë më të kualifikuar për ta kuptuar Fjalën Time Më të Shenjtë.Kaq të vendosur janë ata për të vërtetuar se kanë të drejtë në dijen e tyre,saqë ata i përçajnë ndjekësit e Mi të vërtetë. Përkushtimi i tyre solemn dhe idedikuar ndaj Meje shpesh mund t’i bëjë ata të pafuqishëm në dashurinë e tyretë vërtetë për Mua, e cila gjithmonë duhet të burojë nga përulësia.
Ataduhet t’i heshtin zërat e tyre të lartë, plot me kritika intelektuale. Ataduhet të ndalojnë, ta dëgjojnë Zërin Tim dhe t’i rezistojnë dëshirës për t’iaprovuar të tjerëve njohuritë e tyre mbi çështjet shpirtërore. Kur ata e bëjnëkëtë janë fajtorë për mëkatin e krenarisë. Ata nuk më njohin Mua aspak. Sepseata nuk kalojnë kohë në qetësi dhe ta përulin veten para Syve të Mi, që shohingjithçka. Derisa këta ndjekës të Mi të betuar nuk bëhen të vegjël para Syve tëMi dhe ta ulin veten para Meje, Unë nuk do të jem në gjendje t’i sjell atadrejt Meje.
Mëlavdëroni Mua. Nderojeni Fjalën Time. Ndiqni shembullin Tim. Kurrë mos ipersekutoni të tjerët në Emrin Tim, sidomos miqtë tuaj të Krishterë.
Mësuesi dheShpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti