Jesus2Me top graphics
I love you and bless you, dear children for your love and compassion for Me, your beloved Saviour.

Nëna e Shpëtimit: Për çdo hap që merrni për t’u afruar me Birin tim të Shtrenjtë, ju do të bëni dy hapa mbrapsht

e mërkurë, 18 qershor 2014 14:51

fight against sinConfessiontactic of satanMother of Salvation

Moses Breaking the Tablets of the Law - Rembrandt, 1659

Bijtë e mi, më ndiqni mua, Nënën e Shpëtimit, dhemerreni dorën time ndërsa ju drejtoj përgjatë udhës të së Vërtetës të Birittim. Do të jetë përmes ndërhyrjes sime që shumë nga ju do të gjejnë guximintë ecin në këtë udhë me gjëmba dhe të shtruar me gurë drejt Shpëtimit të Përjetshëm.

Fëmijë të dashur, përta njihur Birin tim me të vërtetë, kërkohet këmbngulje e madhe. Ju duhet ta hapni mëndjen tuaj, zemrën dheshpirtin tuaj, pa asnjë shenjë dyshimi apo krenarie, para se të jeni në gjëndjetë shikoni. Kur e Vërteta t’ju zbulohet brënda zemrave tuaja, ju duhet tëkapeni pas saj, sepse ajo do të jetë mjeti me të cilën ju do të çliroheni.

Për çdo hap që ju merrni për t’u afruar me Birin tim tëShtrenjtë, ju do të bëni dy hapa mbrapsht, për shkak të mënyrës me të cilën iligu do t’ju ngacmoj.

Ai kurrë nuk do tëpushoj së provuari dhe për t’ju tërhequr nga Krishti, sepse ai e ka bërë atëmisionin e tij të turpshëm për t’ju çuar në drejtim të kundërt. Prandaj kur ju të rrëzoheni përgjatë udhëtimittuaj ju duhet të ngriheni përsëri dhe t’ja filloni nga fillimi. Për çdo herëqë ju bëni një hap mbrapsht, dijeni se gjithçka që influencon Satanai gjithmonëdo të jetë mbrapsht – në kundërshtim me gjithçka që Biri im i dhuroi rracësnjerëzore. Prandaj do të kërkohet durim imadh, por menjëherë sa ju e keni kapërcyer çdo pengesë, ju do të ecni më shpejtpërgjatë udhës drejt Birit tim. Çdo pengesë, kur është kapërcyer, do t’ju bëjmë të fortë në besimin tuaj. Dhe kur besimi juaj të bëhet i fortë, asgjë nuk dotë qëndroj në udhën tuaj për t’u bërë dishepull i vërtetë i Jezu Krishtit.

Shkoni në paqe, fëmijë të dashur, dhe më lejoni mua, Nënën e Shpëtimit,t’ju ndihmoj të bëheni më të fortë në dashurinë tuaj për Jezu Krishtin, sepsepa Atë ju kurrë nuk do të gjeni paqen dhe ngushëllimin që kërkoni në këtë jetëapo përtej.

Nëna juaj e dashur

Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara