Jesus2Me top graphics
I love you. I will never desert you and you are going to be given a special Gift shortly.

Bota ka etje për të Vërtetën e Fjalës Sime

e martë, 17 qershor 2014 22:23

BibleHoly Spiritabout this MissionThe Remnant Armyfree willDivine MercyGod's PromiseGod's Truth

Bija Ime e dashur, Ushtria Ime e Mbetur është mbledhur në numër tëmadh dhe është përhapur në çdo pjesë të botës. Vetë të Mitë më njohin Mua dheme Forcën e Shpirtit të Shenjtë, Unë e kam treguar Veten Time nëpërmjet Fuqisësë Fjalëve të Mia të përmbajtura në këto Mesazhe të Shenjta.

Fjala Ime do t’i tërheqi shpejt drejt Meje ata tashmëtë bekuar me Shpirtin e Shenjtë.

Për këtashpirtra nuk ka asnjë dyshim. Shpirti I Shenjtë, përmes Fjalëve të Mia, do të tërheqiedhe më ngurruesit dhe ndërsa ata mund të jenë të pasigurtë nëse jam Unë, JezuKrishti, në të vërtetë, I Cili ju drejtohet atyre për t’ju përgjigjur ThirrjesSime, ata do të vijnë drejt Meje me hezitim. Gradualisht, ata do të më mbështesinMua plotësisht. Pastaj janë ata që besojnë tek Unë, por që nuk e pranojnë se UnëJam duke i thirrur ata. Edhe ata, gjithashtu, me kalimin e kohës, do t’i përgjigjenThirrjes Sime. Por çfarë është ThirrjaIme? Është ajo thjeshtë për ta vërtetuar Veten Time? Jo, sepse kjo është epanevojshme. Thirrja Ime është për t’ju mbledhurpër t’ju pregatitur, që të gjithë Kristjanët të më ndihmojnë Mua në përpjekjenTime për të shpëtuar njerëzimin. Është nëpërmjet dishepujve të Mi të dashurqë Unë mund të bëj të ndodhi shumë.

Gutenberg Bible, New York Public Library, USA

Misioni Im është të shpëtoj shpirtrat dhe Unë do ta bëjkëtë me përdorimin e vullnetit të lirë të njeriut.

Vullneti I Zotit është të japi jetë dhe t’i sjelli tëgjithë fëmijët e Zotit nën Mbrojtjen e Tij. Me Vullnetin Hyjnor të Zotit, të gjithë shpirtrat mund të shpëtojnë,por udha tek Shpëtimi I Përjetshëm shtrihet në vullnetin e lirë, të dhënënjeriut, nga Zoti. Do të jetë përmesvullnetit tuaj të lirë që secili prej jush do të zgjedhi të ardhmen e tij. Junuk do të detyroheni ta pranoni Mëshirën e Zotit, por do t’ju kërkohet të mëndiqni Mua. Unë kurrë nuk do t’ju urdhëroj ta bëni këtë, sepse ajo është edrejta juaj – e drejta e vullnetit tuaj të lirë – që ju të vendosni vetë seçfarë doni të bëni.

Disa njerëz do tëzgjedhin me mënçuri, sepse ata e dinë se çfarë Unë ofroj, udhën e të Vërtetës –Udhën drejt Jetës së Përjetshme. Disa njerëz nuk do të zgjedhin me mënçuri dhedo të ndjekin udhën e gabuar. Ata do ta bëjnë këtë sepse nuk kanë arritur tëkuptojnë të Vërtetën, Fjalën e Zotit. Ata do ta kenë lejuar joshjen e kënaqësivetë mëdha materiale, dëshirat dhe kënaqësitë t’i rrëmbejnë ata nga Unë. Ata nukbesojnë në jetën pas vdekjes dhe nuk ndjejnë asnjë keqardhje për mëkatet ekryera në përmbushje të dëshirave të tyre vetjake. Por, nëse atyre ju tregohete Vërteta dhe inkurajohen nga të tjerët të dëgjojnë Fjalën e Zotit dhePremtimin Tim për të ardhmen, ata mund të ndryshojnë. Nëpërmjet Dhuratës sëKonvertimit, ata mund të banojnë në Mbretërinë Time.

Për këtëarsye, Thirrja Ime është për të inkurajuar të gjithë shpirtrat të kërkojnë të Vërtetën.

Përmes vullnetit tëtyre të lirë – dhe ajo duhet të jetë sipas vetë zgjedhjes së tyre – ata do të mëlejojnë Mua, Jezusin e tyre të dashur, t’i shpëtoj ata. Unë i bëj thirrje tëgjithë Kristjanëve tani të marrin mburojën dhe të marshojnë përpara për të mëndihmuar Mua t’i mbledh ata shpirtra që janë të shpërndarë dhe të humbur. Mendihmën tuaj, Unë mund t’i inkurajoj të gjithë shpirtrat e çdo besimi, rracedhe ngjyre të vijnë tek Unë. Kur ju i arrini ata, Unë do t’ju mbuloj me Dhuratatë mëdha të Shpirtit të Shenjtë që të kini sukses dhe të më sillni Muashpirtrat e humbur të cilët i dëshiroj çdo sekondë.

Vullneti I Zotit ështëpër të shpëtuar këdo. Por është përmes vullnetit të lirë të njeriut, i cilizgjedh të vij në Krahët e Mi, sipas zgjedhjes së tij të lirë, që VullnetiHyjnor I Zotit do të përmbushet ashtu si duhet. Shkoni, të gjithë ju, dhe mësoni të Vërtetën e Ungjillit të Shenjtë. Botaka etje për të Vërtetën e Fjalës Sime. Fjala Ime nuk mësohet më në mënyrën eduhur. Njerëzve ju duhet dhënë e Vërteta – për atë Unë dhashë Jetën Time. Papranimin e të Vërtetës – Fjala Ime e Shenjtë – ju nuk mund të zgjidhni udhën eduhur drejt Shpëtimit të Përjetshëm.

Prandaj dhe Unë vij tani, për t’ju sjellë të Vërtetën.

Për t’ju bërë ju të kuptoni, që të jeni tëpregatitur, gati dhe në pritje për Ditën e Madhe pa frikë, ankth apo shqetësimnë zemrat tuaja. Kur ju më pranoni Mua dhe besoni tek Unë plotësisht ju do tëjeni të qetë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara