Jesus2Me top graphics
I love you, children, and it is My desire to save each of you, including those, hardened of soul, who will not accept the Existence the Holy Trinity.

Ju kurrë nuk duhet të adhuroni ndonjë zot tjetër, përveç Zotit të Trinisë

e shtunë, 14 qershor 2014 12:40

Volume 5prayer for the possessedHoly Trinitydiabolic possesionNew Ageoccultismfalse godsidolatryJesus Saviourslavery of sinGod's Love

Bija Ime e dashur,ka vetëm një Zot – Hyji Atë, Zoti Bir dhe Zoti I Shpirtit të Shenjtë – të gjithëPersonat në Një. Ato nuk janë tre njësi të ndara, sepse Ne jemi Një – Hyji Atë,Krijuesi I Gjithçkaje; Zoti Bir, ashtu si Ai u shfaq të jetonte mes jush dheZoti I Shpirtit të Shenjtë, i dhënë njerëzimit si Dhuratë me të cilën e Vërtetai mbush zemrat tuaja me dije, jetën e re dhe Fuqinë e Dashurisë Sime.

Moses Breaks the Tables of the Law - Gustavo Doré, 1866

Kur ju vinin tek Unë, ju vini tek Ati Im. Kur Shpirti I Shenjtë ju thërret,Ai vjen nga Ati. Gjithçka vjen nga Zoti. Ju kurrë nuk duhet të adhuronindonjë zot tjetër, përveç Zotit të Trinisë. Por, dijeni këtë. Për të njohurAtin, ju duhet të pranoni Zotin Bir, sepse pa Mua, Jezu Krishtin, ju nuk mundta njihni Atin.

Zoti i do të gjithë fëmijët e Tij, por fëmijët e Tij nuk e duan Atë ashtusi duhet. Kjo nuk ka problem, sepse nëpërmjet Meje ata do të bëhen pjesë eMbretërisë Sime të Re në Tokë. Pastaj vijnë ata që ndjekin të ligun dhe që, medije, i japin atij dhuratën e vullnetit të lirë. Atëherë ata nuk do të kenë mëkontroll mbi veprimet e tyre, sepse shpirtrat e liq brënda tyre do t’i përdorinata për të rekrutuar shpirtra të tjerë të dobët. Këta shpirtra nuk e adhurojnëZotin – përkundrazi ata adhurojnë Satanain. Unë ju bëj thirrje të mëndihmoni Mua të shpëtoj këta shpirtra të gjorë, sepse ata nuk mund ta shpëtojnëmë shpirtin e tyre përmes zgjedhjes së tyre të lirë. Unë dëshiroj, që përmeslutjeve tuaja, ju të lypni për çlirimin e shpirtrave në skllavëri, që edhe atatë kthehen tek Unë.

Fushatae Lutjes (157) Për shpirtrat në skllavëri:

O Jezusi dashur, çliroi ata shpirtra që janë skllevër të zotave të rremë dhe tëSatanait. Na ndihmo që pëmes lutjeve tona t’ju sjellim atyre lehtësim ngadhimbja e zabtimit.

Hapiportat e burgut të tyre dhe tregoju atyre udhën e Mbretërisë së Zotit, para setë merren peng nga Satanai në humnerën e Ferrit.

Ne tëlutemi Ty, Jezus, t’i mbulosh këta shpirtra me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, qëata të kërkojnë të Vërtetën dhe ndihmoi ata të gjejnë guximin për t’i kthyershpinën kurtheve dhe ligësisë së djallit. Amin.

Problemi i ndeshur nga shpirtrat, të cilët adhurojnë zotat e rremë, ështëse ata e lënë veten të hapur ndaj shpirtit të lig, i cili kërkon vetëm njëgrimcë të vogël të vullnetit të tyre të lirë për t’i infektuar. Zotat e rremëi çojnë shpirtrat në rrezik të tmerrshëm. Rreziku më i madh që ata hasin ështëse ata besojnë se praktika të tilla janë normale, të shëndetshme për shpirtindhe një mjet për të gjetur paqe dhe qetësi në jetën e tyre. Gjithçka që ata dotë gjejnë është dhimbja dhe hidhërimi.

Bëni kujdes nga rreziqet e ndjekjes së kultit dhe tëpraktikave të epokës së re, sepse ato nuk janë nga Unë.

Vetëm duke më ndjekur Mua, Jezu Krishtin, ju mund tëkeni Jetën e Përjetshme. E kundërta e jetës është vdekja. Vdekja e trupit nukdo të thotë fundi i egzistëncës suaj. Egzistenca juaj është përjetësisht. Jeta ePërjetshme vjen vetëm përmes Meje. Vdekja e përjetshme vjen nga Satanai.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara