Jesus2Me top graphics
I love you all so much that I gave up My Life for you. Have you forgotten this?

Pa Dritën Time nuk ka asgjë përveçse errësirës së shpirtit. As paqe. As dashuri. As shpresë. As Jetë

e martë, 10 qershor 2014 12:05

Volume 5Judasimportance of the Holy Masspersecution of ChristianityTrue Churchdesecration of the EucharistOne World ReligionCrucifictionAntichristthe False Prophetthe Second Comingbetrayalpeace in soulto clergyfalse doctrineGod's LoveGod's Promise

The Vale of Tears - Gustave Doré, 1883

Bija Ime e dashur, njerëzitmund të pyesin se përse është e rëndësishme që Sakrifica e Meshës së Shenjtë tëruhet me çdo kusht? Mesha është pika kryesore e Pranisë Sime – Pranisë Simetë Vërtetë në botë. Prania Ime i sjell të dyja Jetën dhe Dritën. Ajo do tësjelli Jetë tek shpirti dhe e mbush atë me një Hir të vetëm. Ajo do tësjelli me vete Dritë – Dritën Time – e cila është më e fuqishme se djelli. Një rrezee Dritës Sime është e mjaftueshme për të ndriçuar një dhomë që është në errësirë.Për aq kohë sa Eukaristia Ime e Shenjtë është mbajtur në lavdi të madhe mbialtarët e Kishave të Mia, do të ketë jetë. Pa atë do të ketë errësirë. KurUnë nuk Jam i Pranishëm, nuk ka aspak Dritë. Pa Dritën Time nuk ka asgjë përveçseerrësirës së shpirtit. As paqe. As dashuri. As shpresë. As Jetë.

Çfarëdo lloj rregullash të reja që do të imponohen mbi ju në emër tëungjillizimit dhe modernizmit, në Emrin Tim, dijeni se nëse Eukaristia Ime nukdo të nderohet më, ashtu si Ajo duhet dhe ashtu si Ajo është caktuar të jetë, tëjeni të sigurtë se nuk do të jetë gjatë kur Ajo e tëra do të zhduket.

Në ditën që kjo të ndodhi do të jetë një errësirë, qëdo të bjer mbi Tokën. Ju nuk do ta shikoni atë, por ju do ta ndjeni atë nëzemrat e ftohta të njerëzve, sepse deri atëherë njerëzimi do të ketë ndryshuar.Kur Prania Ime të dobësohet, portat eFerrit do të hapen dhe antikrishti do të zër Vëndin Tim në Kishën Time.  Do të jetë ai që nuk vjen nga Unë, i cili do tëulet në fronin që me të drejtë është i Imi. Dhe do të jetë para tij që KishaIme do të gjunjëzohet tek këmbët  e tij.Kjo do të jetë tradhëtia më e madhe ndaj Meje, Jezusit tuaj, që kur Judas mëdorëzoi Mua tek armiqtë e Mi për t’u kryqëzuar.

Do të jetë Kisha Ime, ajo që do të persekutohet nëfillim dhe ata që janë me besim të dobët do t’i bëjnë nderime bishës. Do të jenë këta njerëz që pohojnë se përfaqësonëKishën Time – ata që do të më kryqëzojnë Mua, edhe njëherë. Kur mashtruesitë deklaroj se ai jam Unë, ora do të filloj të bjerë dhe pastaj me një zhurmëshurdhuese të qiellit që hapet dhe kërcitjes së bubullimës, Kthimi Im do tëlajmërohet. Atëherë bota do ta kuptoj të Vërtetën e Premtimit Tim për t’uKthyer për të marrë përfundimisht Mbretërinë Time, dhe për të sjellë bashkimintek Kisha Ime, Kisha Ime e Vërtetë – ata që mbeten besnikë ndaj Meje, përmesgjithë sprovave dhe mundimeve.

Asgjë nuk mund ta mposhti Kishën Time, sepse nën Udhëheqjendhe drejtimin Tim, Ajo do të mbetet e padepërtueshme kundrejt bishës dhe tëgjithë atyre tradhëtarëve që do të më kenë tradhëtuar Mua për fitimet e tyrevetjake.  

Dëgjojeni tani Premtimin Tim. Gjithçka që Unë ju thashë se do tëndodhte, do të ndodhi.

Gjithçka që Unëju premtova, do të përmbushet. Gjithçka që është e Imja është e juaja. Ju të gjithë më përkisni Mua. Qëndroni pasMeje për jetën e shtrenjtë, sepse pa Mbrojtjen Time, ju do të bini në gabim dhekjo do ta thyej Zemrën Time. Kurrë mos më braktisni Mua, për atë që juurren. Unë kurrë nuk do t’ju braktis, sepse Unë jua dua shumë. Unë ju tërheqdrejt Meje dhe ju prapë tërhiqeni. Përse? Nga se kini frikë? A nuk e dini sejeni nga Unë dhe se kjo është e drejta e lindjes suaj natyrore? Mbështetuni tek Unë, ndjekësit e Mi tëdashur, sepse së shpejti ju do të ndjeheni të humbur dhe nuk do të dini se ngatë ktheheni. Dhe Unë do të jem duke pritur, për t’ju sjellë ju DashurinëTime dhe për t’ju ofruar ngushëllim.

Ejani. Mos u trëmbni nga Unë. Unë vij vetëm me dashuripër t’ju sjellë Paqen Time.

Drita Ime ju bën të shikoni.

Dashuria Ime ju sjell shpresë.

Zemra Ime ju sjell ngushëllim.

Duart e Mia ju shërojnë.

Sytë e Mi ju shikojnë.

Plagët e Mia ju tërheqin.

Trupi Im ju ushqen.

Dhimbja Ime është e juaja.

Dhimbja juaj është e Imja.

Mëshira Ime do t’ju shpëtoj.

Fjala Ime është udha juaj drejt Mbretërisë Sime.



Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: