Jesus2Me top graphics
Don’t you know you are of Me and that this is a natural birthright? Lean on Me, My beloved followers

Ju nuk duhet t’i kuptoni Mënyrat e Zotit – ju thjesht duhet t’i pranoni ato

e premte, 23 maj 2014 18:00

debatespersonal prayerlove to Godfaithfulness to the faithadorationhumilitylove to neighboursintelligenceGod's Sadness

Bija Ime e dashur, ejani, të gjithë ju që më doni Mua, dhe më sillni Muadashurinë tuaj, sepse Unë Kam nevojë të madhe për ngushëllim. Unë Jam Jezusijuaj, Biri i njeriut, Shpëtimtari i botës dhe prapë Unë lotoj. Çdo Hir i hedhurnjeriut më është kthyer mbrapsht nga shpirtrat mosmirnjohës. Zemra Imebujare është e hapur, me qëllim që Unë të mund t’ju tërheq të gjithëve ju drejtMeje, por ju largoheni. Madje edhe ata prej jush që më duan Mua, nuk më dhurojnëMua kohën e tyre. Në vënd që të flisni me Mua, ju flisni me njëri tjetrin përMua. Shumë biseda rreth Misterit të Planeve të Zotit dhe çfarë do të vij mund tëshkaktoj rrëmujë dhe trazira. Analiza të tepërta dhe të ashtu-quajturat debateinteligjente ju largojnë nga Unë.

Ju nuk duhet t’ikuptoni Mënyrat e Zotit – ju thjesht duhet t’i pranoni ato. Unë kurrë nuk ju kërkovata kuptoni Misterin e Hyjnisë Sime, sepse shpirtrat që me të vërtetë më duan Muado të më duan Mua për Kush Unë Jam dhe jo për çfarë Unë sjell. Ata nuk do të kërkojnëlavdi për veten e tyre. Ata nuk do ta zhvillojnë besimin e tyre thjesht për tëfituar një vënd në Mbretërinë Time. Ata kurrë nuk do t’i përdorin njohuritë etyre për Mua në një mënyrë mburrëse për të fituar pozita. Shpirtrat që do tëbanojnë brënda Meje janë shpirtrat që nuk kërkojnë asgjë, vetëm atë që ata e kërkojnëpër të mirën e shpirtrave të tyre dhe atë të të tjerëve.

Kur ju thoni se më përfaqësoni Mua, ju nuk flisni dhe bërtisni se sa shumëju thoni se më njihni Mua. Ju thjesht duhet të tregoni dashuri ndaj të tjerëvedhe t’i ndiqni Mësimet e Mia me një shpirt, që është i zbrazët nga krenaria.Prandaj, nëse ju jeni me të vërtetë të Mitë, ju do të kaloni më pak kohëduke u munduar të përcaktoni çfarë Unë ju kam thënë; çfarë Unë ju kam mësuardhe çfarë Unë ju premtova. Unë kërkoj që ju të vini tek Unë dhe të kaloni mëshumë kohë në meditim të qetë me Mua. Kur ju e bëni këtë, Unë do t’ja u shfaqVeten Time më qartë dhe ju do ta dini në zemrat tuaja se çfarë do të thotë nëfakt të më shërbeni Mua me të vërtetë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara