Jesus2Me top graphics
I love you, children, every single one of you.

Nëna e Shpëtimit: Si Kristjanë, ju duhet të pregatiteni për të luftuar për Besimin tuaj

e enjte, 22 maj 2014 15:26

Volume 5goal of Satanthe Crown of Thornsheresyfaithfulness to the faithfight against this MissionConfessionsintactic of satanpriderole of sufferingGod's Love

Fëmijët e mi tëdashur, vuajtja që Biri im duron, për shkak të mëkateve të njeriut, ështëintensive në këtë kohë. Urrejtja kundër Tij dhe Fjalës së Tij Më Të Shenjtë –ashtu si përmbahet në Biblën Më të Shenjtë – po shfaqet brënda zemrave të shumënjerëzve dhe kjo përfshin fetë e rreme, ku ato nuk e njohin Zotin e Trinisë, sidhe ata që pohojnë të jenë Kristjanë.

Çdo mëkat që kryhet e lëndon Birin tim dhe çdo mëkatmortor ndjehet si një goditje e ashpër e shkaktuar mbi Trupin e Tij. Për çdovepër të kryer të herezisë, është sikur një tjetër gjëmb i është ngulur nëKurorën e Dhimbjes, të cilën Ai tashmë po e duron.

Ndërsa vuajtja e Birit tim shtohet, në një kohë kurçdo mëkat kundër Zotit do të mohohet, po ashtu dhe vuajtja e Kristjanëve të vërtetëdo të rritet.

Kur vuajtja ështënjë gjë e tmerrshme dhe ndërsa dhimbja e atyre që e mbrojnë Fjalën e Tij ështëe padurueshme, ajo mund të jetë mënyra për t’u bërë më të afërt me Birin tim. Nëseju e pranoni vuajtjen si një bekim, dhe jo si një mallkim, ju do ta kuptoni sesi Biri im e përdor atë për të mposhtur fuqinë e të ligut. Kur ju e pranoni dhimbjen e abuzimit dhe të talljes, të cilat ju gjithmonëdo t’i prisni kur ecni të bashkuar me Birin tim, shumë Hire do t’ju jepen. Jovetëm që një dhimbje e tillë do t’ju bëj më të fortë, por Biri im do t’jushfaqi Dhembshurinë e Tij për të tjerët, mëkatet e të cilëve Ai mund t’ishlyej, me anë të sakrificës suaj për Atë.

Sa shumë njerëz nuk e kuptojnë se kur ju krijoni një afrimitet me Birintim, dhe kur Ai banon tek disa shpirtra, kjo do të çoj gjithmonë në dhimbje përata që pranojnë ta marrin Kryqin e Tij. Biri im mund të depërtoj thellë në tëvërtetë vetëm tek shpirtrat, që janë të hapur ndaj Tij dhe që janë pa krenari, paligësi apo vetë-pëlqim. Por menjëherë sa Ai banon plotësisht tek shpirtra tëtillë, Drita e Pranisë së Tij do të ndjehet nga shumë me të cilët ata vijnë nëkontakt. Ata do të tërheqin të tjerë të bëhen dishepujt e Birit tim. Ata dotë bëhen gjithashtu shënjestër për të ligun, i cili do të luftoj fort përt’i larguar ata nga Biri im. Kur i ligu dështon t’i tundoj këta shpirtra,lufta e tij kundër tyre do të bëhet më e egër dhe ai do të infektoj të tjerët përt’i sulmuar ata; për t’i abuzuar dhe për t’i fyer ata.

Është e rëndësishme që të gjithë Kristjanët të qëndrojnëvigjëlentë ndaj planeve që janë përpiluar nga Satanai, për të pushtuarshpirtrat e atyre që e duan dhe i shërbejnë Birit tim.

Ai i dëshiron këta shpirtra më shumë se ndonjë tjetërdhe kurrë nuk do të jetë i kënaqur deri kur ata të dorëzohen ndaj tundimeve tëtij.

Si Kristjanë, ju duhet të pregatiteni për të lufruar për Besimin tuaj,sepse gjithçka që ju e mbani të shtrenjtë në zemrat tuaja do t’ju hiqet, pjesëpjesë. Ju duhet të kërkoni Sakramentin e Rrëfimit si kurrë më parë, sepse paatë, ju do ta keni të pamundur t’i bëni ballë infektimit që është duke uushtruar në botë në këtë kohë kundër Kristjanizmit.

Kujtoheni veten, fëmij të dashur, për gjithçka që Biriim ju mësoi, sepse Fjala e Tij do të sfidohet deri kur të bëhet e padallueshme.

Ejani dhe më kërkoni mua, Nënën tuaj të dashur,Nënën e Shpëtimit, të lutem për secilin prej jush, që të mund të qëndronibesnik ndaj të Vërtetës, duke e recituar këtë Lutje për të mbrojtur Besimintuaj.

Fushatae Lutjes (151) Për të Mbrojtur Besimin:

O Nëna e Zotit, Zemra e Papërlyme e Marisë, Nëna e Shpëtimit, Lutu qëtë mbetemi besnikë ndaj Fjalës së Vërtetë të Zotit gjatë gjithë kohës. Napregatit për të mbrojtur Besimin, për të mbështetur të Vërtetën dhe për tërefuzuar herezinë.

Mbrojitë gjithë fëmijët e tu në kohët e vështirësive dhe dhurona secilit prej neshHiret për të qënë të guximshëm kur të na detyrojnë të refuzojmë të Vërtetën dhetë mohojmë Birin tënd.

Lutu, Nënae Shenjtë e Zotit, që të na dhurohet Ndërhyrja Hyjnore për të qëndruar Kristjanë,në përputhje me Fjalën e Shenjtë të Zotit. Amin.

Secili prej jush është i bekuar me kurajo të madhe kure recitoni këtë Fushatë Lutje.

Shkoninë paqe, fëmijët e mi, për ta dashur dhe për t’i shërbyer Birit tim, JezuKrishtit.

Nëna juaj e dashur

Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara