e diel, 18 maj 2014 19:15
Volume 5heresythe new bookno respect for Saviourthe Way of the Crossopenness of the church buildings to hereticsnew prayersfalse tolerancechanges in ritesto enemies of the Missionother religionsfalse godsTrue Churchfaithfulness to the faithOne World Religionthe False ProphetMother of Salvationabout this Missionto clergyfalse doctrineBija Ime e dashur, të gjitha profecitë e dhëna ty do tëfillojnë tani të derdhen – nga një pikë e nga një pikë, deri sa të gjitha do tëvërshojnë me shpejtësi ashtu si uji rrjedh nga çezma.
Incidentet, veprimet dhe sjelljet, që kanë lidhje meKishën Time në Tokë, së shpejti do të dëshmohen nga ju. Ata që bëjnë deklaratapërçmuese rreth Fjalës Sime të Shenjtë do të heshten, kaq të tronditur do tëjenë nga ngjarjet që do të vijnë.
Gjithçka që vjennga Unë vjen nga Ati Im. Kur Ati Im i dikton detajet e ngjarjeve të ardhshme,si pjesë e Misionit të Tij për të shpëtuar shpirtrat, të jeni të sigurtë se atodo të ndodhin. Ndërsa epoka e re ereformave radikale në Kishën Time fillon, shumë grupe jo-Kristjane do të përkrahen.Dhe, ndërsa Unë i mirëpres të gjithë shpirtrat, Unë kurrë nuk do talejoj Fjalën Time – mbi të cilën KishaIme është ndërtuar – të flaket tutje. Ataqë nuk më pranojnë Mua, sepse nuk besojnë në Kush Jam Unë, do të jenë të mirëpriturnë Shtëpinë Time. Atyre do t’ju tregohet çdo mikpritje; do të trajtohen menderim të madh; do t’ju jepen dhurata dhe prapë ata do të refuzojnë ta pranojnëZotin e tyre. Pastaj, me kalimin e kohës, ata do ta përdorin Shtëpinë Time përtë nderuar zotat paganë si një shenjë respekti, për të cilën botës do t’ithuhet është veçse e drejtë. Kristjanëvedo t’ju thuhet se Zoti do të presi prej tyre që t’i mirëpresin jo-besimtarët nëKishë. Se disa praktika, të cilat më nderojnë Mua, do të duhet të përshtaten meqëllim që të mos shkaktojnë fyerje ndaj këtyre vizitorë. Së shpejti, ShtëpiaIme, nuk do të më përkasi më Mua, sepse do të ketë fare pak diskutime mbi FjalënTime të Shenjtë të Vërtetë.
Fjalët e reja, që ata do t’ju thonë se dalin nga Buzëte Mia, do të përdoren nga Kisha Ime në Tokë për të mirëpritur të panjohurit nëShtëpinë Time.
Dhe, ndërsa Unë rri i ulur me qetësi në një qoshe, ata do të shkaktojnëtrazira në Shtëpinë Time; do të heqin gjërat e çmuara dhe të gjitha simbolet, qëjanë të shoqëruara me Mua, Nënën Time të dashur dhe Udhën e Kryqit. Shtëpia Imedo të zhvishet nga të gjitha ato që Unë i mbaj të shtrenjta dhe mashtruesitdo të zënë banëse atje. Ajo do të bëhetnjë vënd i ceremonive përkujtimore të çuditshme; i lutjeve të reja dhe tëçuditshme dhe libri i ri do të zëvendësoj të vjetrin. Kjo do të vazhdojderi sa Unë të Jem detyruar të largohem nga Shtëpia Ime, pasi ajo do të jetë epadenjë për Praninë Time të Shenjtë. Të gjithë ndjekësit e Mi të pafajshëm, dotë shikojnë vetëm çfarë ata besojnë të jetë një përpjekje për të modernizuarfenë Katolike.
Së shpejti Unë nuk do ta kem më çelësin e ShtëpisëSime, sepse ata do ta heqin edhe këtë gjithashtu. Atëherë Unë do ta bëj ShtëpinëTime vetëm në zemrat e shërbëtorëve të Mi të shenjtë besnikë, ndjekësve të Mi tëdashur dhe atyre zemrat e të cilëve do të jenë të hapura ndaj Meje.
Shtëpia Ime është e juaja. Shtëpia Ime është për këdo.Por kur Unë i mirëpres paganët në Shtëpinë Time, kjo nuk ju jep atyre të drejtënt’i detyrojnë fëmijët e Zotit t’i pranojnë zakonet e tyre apo të lejojnëceremonitë e tyre të ndodhin në Shtëpinë e Zotit.
Ju kurrë nuk duhetta lejoni Besimin tuaj të përdoret në këtë mënyrë apo të kompromentohet, me qëllimqë t’i lejoj paganët ta njollosin Shtëpinë Time.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: