Jesus2Me top graphics
But there is nothing to fear, for I love you all.

Unë do të nxjerr, nga brënda Kishës Sime, një njeri që do të ngrihet dhe do të shpalli të Vërtetën

e shtunë, 10 maj 2014 17:30

Volume 5a brave man will proclaim the TruthevangelisationheresyGospelto other churchesthis generationfearto clergyfalse doctrineGod's Word

Bija Ime e dashur,nuk është për t’u kuptuar nga ju tani, por dijeni se Unë do të nxjerr, nga brëndaKishës Sime, një njeri që do të ngrihet dhe do të shpalli të Vërtetën. Ai do ta bëj këtë në një kohë kur asnjëKardinal tjetër, Peshkop, prift apo ndonjë shërbëtor i Imi i shenjtë nuk do takenë guximin ta bëjnë këtë. Kur doktrina e rreme e re ta pushtoj Kishën,shumë, brënda saj, do ta dinë në zemrat e tyre se sa e gabuar do të jetë ajo.Ata do të jenë të alarmuar, por tepër të frikësuar të ngrenë zërat e tyre. Kaqpak do të jenë ata në numër, nga ata besimi i të cilëve është aq i dobët, saata me lehtësi do të pranojnë çfarëdo herezie është vendosur para fëmijve tëZotit, në Emrin Tim të Shenjtë.

Njeriu që Unë do të ngre është një shpirt trim dheshumë do të jenë të lehtësuar kur ai të flasi hapur.

Kur ai ta bëj këtë, më shumë të tjerë do të ngrihendhe do të flasin hapur, duke shpëtuar kështu shumë shpirtra. Kur ai të ngrihet, Unë kam plane të tjera përt’i bashkuar të gjitha ato fetë, që nuk më pranojnë Mua, Jezu Krishtin, siBirin e Zotit. Të gjitha këto Plane Hyjnore janë parathënë dhe miljona emiljona njerëz nëpër botë do ta kuptojnë atëherë të Vërtetën. Pastaj ata do tështohen dhe do të bekohen, nga Unë, me qëllim që të mund të mbledhin të gjithabesimet së bashku, me qëllimin e vetëm për të siguruar që Fjala e Vërtetë eZotit të shpallet. Atëherë Besimi do të përhapet, që kështu Fjala Ime, ashtu sipërmbahet në Ungjillin e Shenjtë, do të predikohet nga burrat, gratë dhe bijtëe bijat e tyre, në të katër cepat e botës. Ata do të profetizojnë, duke ishfaqur botës këto Mesazhe Hyjnore, dhe Prania Ime do t’i mbuloj ata, për t’judhënë forcën dhe guximin që do t’ju duhet.

Kaq i fuqishëm do të jetë ky brezi Im, në përhapjen etë Vërtetës, sa shumë prej atyre që ishin keq-udhëzuar dhe që ishin çuar në udhëne gabimin të madh, do të kthehen dhe do të vijnë duke vrapuar tek Unë. Ata do tëpërhapen kaq shpejt, sa për çdo herezi të kryer kundër Meje, miljona shpirtrado të kthehen.

Unë do të tërheq të pafetënë fillim, sepse atyre nuk ju është dhënë e Vërteta, dhe kështu bota nuk do tëketë asnjë dyshim se sa e fuqishme do të jetë Ndërhyrja Ime. Pastaj, Unë do tëtërheq të gjitha ato fetë e tjera së bashku dhe atyre do t’ju tregohet, qartë,se ka vetëm një udhë tek Ati Im dhe ajo mund të jetë vetëm përmes Meje. Dhe, ndërsaUnë do të tërheq miljona shpirtra drejt Meje, dhe ndaj të Vërtetës se Kush UnëJam, miljona shpirtra të tjerë do të joshen pas fesë së rreme, të projektuardhe të krijuar nga shpirti i keq.

Plani i madh i të ligut është po aq kompleks sa edhe i thjeshtë dhe ai ështëpër të sjellë mallkimin tek sa më shumë shpirtra të jetë e mundur, duke e shkatërruarbesimin e tyre tek Unë, Jezu Krishti. Ata do ta bëjnë këtë duke e mohuar të Vërtetën.Ndërsa feja e re do t’i pushtoj shpirtrat, përmes gënjeshtrave, Unë do tëfitoj trefishin e asaj shume, duke siguruar që fëmijët e Zotit të mos e harrojnëtë Vërtetën.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara