e mërkurë, 7 maj 2014 23:43
Volume 5goal of Satanpower of sufferingrejection of Saviourdarkness in a soulGod and his childrenadditional prayervictim soulhumilityHoly Spiritlove to neighbourspeace in soulprayer for neighboursBija Ime e dashur, kur Unë i thërras shpirtrat të më ndjekin Mua, kjo çonnë një përzjerje ndjenjash, nga të qënurit ngazëllues tek shqetësimi i madh.Sepse, kur Unë zgjoj brënda shpirtrave, Zjarrin e Shpirtit të Shenjtë, kjodo të sjelli Bekime të mëdha, por ato do të vijnë të trazuara me një ndjenjëhidhërimi.
Kur Unë zgjedh cilët shpirtra i meritojnë Dhuratat eMia, ata do të përjetojnë një ndjenjë se më përkasin Mua, por ata gjithashtu dotë ndjejnë diçka jashtë botës në të cilën jetojnë. Ata do t’i shikojnë vëllezëritdhe motrat e tyre në një dritë të re. Ata do të jenë tepër të ndjeshëm ndajbukurisë së Krijimit të Zotit, kur të vështrojnë fytyrat e të tjerëve, sepseata do të shikojnë Praninë e Zotit.
As edhenjë shpirt që ata do të hasin nuk do të mbetet pa e shfaqur Praninë e Zotit,pavarësisht se sa shumë ata kanë rënë në Sytë e Tij. Ata do të jenë gjithashtu tëmbushur me një dhembshuri të pakontrollueshme, që vetëm një prind mund ta ndjejpër fëmijën e tij. Ata do të ndjejnë një dashuri të papritur dhe intensive përatë person, gjë që do t’i habisi dhe do t’i trondisi ata. Megjithatë, ata do tëjenë gjithashtu të vetëdijshëm për errësirën, që fshihet brënda shpirtrave,gati për t’i pushtuar ata. Shpirti i zgjedhur do ta kuptoj menjëherë, në atëpikë, çfarë pritet prej tij, sepse atëherë ai do të vrapoj tek Unë, duke m’ulutur Mua të ndihmoj në shpëtimin e atyre shpirtrave, që janë në rrezik tëfundosen në një gjëndje errësire, kaq frikë do të ketë ai për atë shpirt.
Një shpirt sakrifikues, një shpirt i zgjedhur, heq dorënga gjithçka që është e jashtme në jetën e tyre dhe duke e bërë këtë, i jeplavdi të madhe Zotit.
Vuajtja që shpirti izgjedhur duhet të duroj çliron shpirtra të tjerë nga mallkimi i përjetshëm dhe,prandaj, bëhet shënjestra më e kërkuar e Satanait dhe e agjentëve të tij.Shpirtra të tillë durojnë Mundimin Tim, si një Dhuratë për Zotin, sepse kur janëzgjedhur, shumë prej tyre nuk mund t’i kthejnë shpinën Zotit pas kësaj.Megjithatë, janë ata që janë zgjedhur, por që e refuzojnë Kupën Time. Ju duhettë luteni për këta shpirtra të gjorë sepse mungesa e kurajos për të marrë Kryqin Tim, do t’i çoj ata në një nga të dyjadrejtimet. Ata do të durojnë vuajtjen e brëndshme, sepse do ta kenë të vështirëtë bëhen të afërt me Mua. Më pas ata do të përfshihen në një botë jobesimtare,me qëllim që t’ja mbathin nga thirrja e tyre dhe kjo nuk do t’ju sjelli atyreasgjë – vetëm një ndjenjë të shpresës së rremë.
Kur një shpirt i dashur lutet dhe e përul veten para Meje, ai e zbut Zemërimine Atit Tim. Kjo më pas e dobëson ndikimin e Ndëshkimeve të Atit Tim mbi botën.
Nësenjë shpirt i zgjedhur, që persekutohet për shkak të dashurisë së tij për Mua,dhe që i ka kaluar durimi, vetëm po të më thotë Mua:
“Jezus merre vuajtjen timedhe bëj me atë ashtu si Ti dëshiron.”
Atëherë Unë do ta mbush atë me Hire tëjashtëzakonshme.
Shpirti bëhet i paprekshëm ndaj të ligut dhe më pas i patrëmbur.Për shkak të besimit të tij të plotë tek Unë, ai atëherë do të ngrihet nëshkallën e përsosmërisë së shpirtit dhe do të arrij një sjellje të paqshme dhetë qetë.
Sa shumë sakrifica janë përfshirë, por kur shpirtra të tillë e dorëzojnëgjithçka tek Unë, me bindje të plotë, dhe refuzojnë të pajtohen me armikun eFjalës Sime, kjo do të çoj në shpëtimin e shumë shpirtrave.Unë përdorshpirtrat sakrifikues për t’i sjellë të tjerët tek Unë, të cilët përndryshekurrë nuk do të shpëtonin. Është vetëm sipas kësaj metode, që shpirtra të tillësakrifikues mund dhe do të përgjigjen për shpirtrat e miljona njerëzve, që ekanë prerë lidhjen me Mua. Kurrë mos u trëmbni shumë për shpirtrat në errësirë,në këtë kohë, sepse shpirtat e Mi të zgjedhur sakrifikues në botë janë në numërtë madh tani. Qetësia e tyre sjell shpirtrat që janë të humbur përsëri në StrehënTime.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: