Jesus2Me top graphics
I love you all. Keep asking Me to strengthen your belief every day.

Nëna e Shpëtimit: Zoti kurrë nuk do ta lejonte Fjalën e Tij të ndryshoj apo të keqinterpretohet për t'ju përshtatur njeriut

e diel, 4 maj 2014 16:23

the false prophet recognised as holy person weakness of human worship of angelssaintscall to be faithfull to JesusMaria is only the instrumentfaithfulness to Truthidolatryother propheciesthe False Prophetabout this Missionto clergyfalse doctrinechanging the interpretation of Holy ScriptureGod's WordGod's Commandments

Bijtë e mi tëdashur, kur Zoti i dërgoi profetët nëbotë, ata ishin thjeshtë lajmëtarë. Ata u dërguan për të  treguar të Vërtetën – Fjalën e Zotit.

Nëpërshekuj, shumë nga fëmijët e Zotit e keqinterpretuan rolin e profetëve.

Disa filluan të adhuroninprofetët, në vënd që të pranonin vetëm Fjalën e Zotit dhe t’i jepnin lavdiZotit. Ata krijuan zotat e profetëve, dhe Mesazhet e dërguara në botë – përfshiato të Birit tim, Jezu Krishtit – u bënë më pak të rëndësishme se profetët që ijepnin ato.

Fëmijë, profetët eZotit, ëngjëjt e Zotit, vizionarët dhe lajmëtarët nuk ishin të denjë për këtëadhurim. Ata të gjithë ishin njerëz të thjeshtë me pak ose pa njohuri mbi çështjetHyjnore, prandaj dhe u zgjodhën. Mesazhetjanë çfarë është e rëndësishme dhe lajmëtarët janë thjeshtë përçues të Fjalës. Fjalae Zotit, e dhënë përmes profetëve, kurrë nuk duhet të lihet mënjanë, ndërsaprofeti të lartësohet në një pjedestal të krijuar prej tyre.

Fjala e Zotit kurrë nuk duhet shpërfillur. Imazhi iZotit kurrë nuk duhet të zëvëndësohet nga imazhet e profetëve apo shenjtorëve tëTij, të cilët fituan Favorin e Tij.

Ju mundt’i kërkoni shenjtorëve dhe profetëve të ndërhyjnë në emrin tuaj, por ju kurrënuk duhet t’ju thurni atyre lavde, që duhet të rezervohen për Zotin, Krijuesine gjithçkaje që është qiellore. E njëjta gjë është e vërtetë sot. Ju duhet tënderoni Zotin në fillim dhe ta vendosni Atë para gjithçkaje që egziston. Ju duhet t’i përmbaheni Fjalës, e cila udha në fillim dhe kurrë të mos devijoni prej saj, sepse ajo kurrë nuk mund apodo të ndryshoj ndonjëherë. Fjala e Zotit është përfundimtare.

Mësimet e Birit timju treguan njerëzimit kur Ai erdhi në Tokë. Ato thjeshtë e shpjegonin Fjalën me hollësira të mëdha, por ato kurrënuk devijuan nga e Vërteta. Sot, njeriu është përsëri i njëjtë ashtu siishte kur Biri im erdhi për herë të parë. Njeriu është akoma i dobët, gënjehetlehtë dhe mbetet një mëkatar sot, ashtu si ishte atëherë. Nëse ndonjë profet apo njeri, që pohon se flet në Emër të Zotit, juthotë se Fjala duhet të ndryshoj për t’ju përshtatur nevojave moderne tënjeriut, atëherë ju duhet të jeni vigjëlentë. Nëse ju thonë se Fjala në të vërtetëdo të thotë kryesisht diçka tjetër, atëherë mos e pranoni atë. Njeriu, përfshiata që i shërbejnë Zotit, nuk e ka autoritetin të ndryshoj të Vërtetën.

Kur një njeripretendon të jetë i frymëzuar me fuqinë hyjnore dhe pastaj të ndryshoj Fjalën përt’ju përshtatur një bote jobesimtare, ju nuk duhet t’i besoni atij. Zoti kurrënuk do ta lejonte Fjalën e Tij të ndryshoj apo të keqinterpretohet për t’ju pështaturnjeriut. Dijeni, kur ju adhuroni një profet dhe i thurni atij lavde, ju e fyeniZotin. Kur ju i pranoni ndryshimet ndajasaj që përmbahet në Biblën Më Të Shenjtë, që e kundërshton Fjalën e Zotit, atëherëju e shkëpusni veten nga e Vërteta. Kur ju pranoni fallcitete, si një mjetpër t’i shërbyer Zotit, sipas kushteve tuaja, atëherë ju e ndani veten ngaZoti.

Nëna juaj e dashur

Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara