e martë, 29 prill 2014 9:00
Volume 5antient serpent - devilpain of the SalvatorAdam and Evethe Warningto unbelieversbetrayalGod's LoveGod's SadnessBija Ime e dashur,shumë mund të pyesin veten se si Hyji, Ati I Gjithëpushtetshëm Krijuesi igjithçkaje që Është dhe që do të Jetë përherë, të mund të vuaj.
Fëmijët e Zotit e refuzuan Dhuratën e Tij të Madhe tëParajsës, përmes mëkatit të Adamit dhe Evës, kur ata u rrëzuan nga Favori iTij. Në të kundërt, ata e lejuan veten të joshen nga mashtrimi dinak, ivendosur para tyre, nga i ligu. Sa u lëndua Ati Im, për shkak të kësaj tradhëtieatëherë dhe sa vuan Ai akoma për shkak të mëkatit të tradhëtisë në botën esotme.
Asgjë nuk ka ndryshuar, përveç Mbrekullisë sëShpengimit, të cilën Ai ja dhuroi botës, përmes Sakrificës Sime për njerëzimin.
Dashuriae Atit Tim për të gjithë ju është kaq e Madhe sa Dhimbja e Tij, që ështëshkaktuar nga verbimi i njeriut dhe nga refuzimi i Mëshirës së Tij të Madhe, ështëgjithashtu Dhurata e Tij ndaj njerëzimit. Për shkak të Dhimbjes së Tij, Ai i dëshironshpirtrat dhe, prandaj do të arrij dhe të kapi madje edhe jobesimtarin mëngurrues.
Atyreqë nuk besojnë në Zot, por që dëshirojnë provë dhe ndonjë shenjë që do t’jusjelli atyre ngushëllim në mjerimin e tyre, Unë ju them këtë. Unë, JezuKrishti, erdha herën e parë, jo vetëm për të shpëtuar ata që e pranuan të Vërtetën– Unë erdha për të shpëtuar ata që ishin të paaftë të besonin në Zot. Unë bëj tënjëjtën tani. Ndërsa besimtarët do të zihen mes tyre, duke debatuar se nëse jamapo jo Unë, Jezu Krishti, Ai që komunikon me botën, në këtë kohë, Unë jupremtoj këtë. Unë, prej Dashurisë Sime që kam për ju, do t’ju vërtetoj se nëtë vërtetë jam Unë, Ai që flas tani dhe që, edhe një herë, jam dërguar nga AtiIm për t’ju shpëtuar ju.
Këtë herë Unë vij përta ripërtërirë Tokën, për të ri-vendosur Mbretërinë Time në Tokë – Parajsën ekrijuar nga Ati Im, për Adamin dhe Evën. AjoDitë do të agoj së shpejti dhe para se të vij koha, Unë do ta ndriçoj mëndjen,trupin dhe shpirtin tuaj. Unë do t’ju trondis me Fuqinë Time – Hyjninë Time,por ju do të ndjeni një vërshim të tillë të dashurisë sa do të ngeleni pa asnjëdyshim se kjo mund të vinte vetëm nga Unë. Ai është Premtimi Im. Janë fëmijëte Zotit, që nuk e njohin Atë, apo që nuk besojnë në Të, ata që Unë do të arrijsi fillim. Shumë prej tyre do të vijnë duke vrapuar tek Unë, sepse ata nuk do tëkenë asnjë ide të krijuar më parë që mund ta dalin nga shumë njohuri mbi çështjetshpirtërore. Në të njëjtën kohë, Unë do të arrij tek ata shpirtra që janë nëerrësirë të madhe, që janë të dëshpëruar, të humbur dhe të rënduar me hidhërimtë madh në zëmrat e tyre. Prandaj kur ju të lexoni, Fjalën Time, e përmbajtur këtu,dijeni se Mesazhet e Mia nuk ju drejtohen vetëm atyre që më duan Mua – ato jujanë dhënë për të arritur tek ju.
Unë ju jap paqe. Unëju sjell lajme të mëdha, sepse Unë e kam ndërtuar një të ardhme të lavdishme përju, ku vdekja nuk do të ketë aspak fuqi mbi ju. Unë e pres atë Ditë, me gëzim tëmadh. Ju lutem të prisni, me durim dhe besim, sepse kur Unë ta hap zëmrën tuaj,shqetësimet tuaja nuk do të jenë më.
Jezusi juaj idashur
Mesazhi origjinal në anglisht: