Jesus2Me top graphics
I love you all. I want all of God’s children to unite as one holy family, together in love.

Koha që mëkati të mos deklarohet më po afrohet

e enjte, 24 prill 2014 16:45

Volume 5weakness of human heresylove to sinner and condemnation fo sinpenancecondition of forgivenessfalse mercyacceptance of sinnature of sinremorsefalse doctrine

Bija Ime e dashur, kohët janë tani afër, kur mëkatet e njeriut do tëkonsiderohen, nga Kisha Ime, të jenë të parëndësishme dhe jo fyese në Sytë eMi.

Mëkati nuk ështëdiçka që është konsideruar nga Unë të jetë një dobësi apo një gabim. Mëkati ështëkrijuar për shkak të këtyre dy veçorive, por që ndodh prej egzistencës sëSatanait. Kisha Ime së shpejti do t’i lehtësojndjekësit e Mi duke i mashtruar të pranojnë gënjeshtrën se mëkati është thjeshtnjë metafor që është përdorur si një simbol tek fëmijët e Zotit për t’ju kërkuartë qëndrojnë në një udhë, që është e kënaqshme për Zotin. Mëkati nuk duhett’ju bëj të veçoheni nga të tjerët, do të thonë ata. Mëkati, do të thonë ata,nuk ka në të vërtetë rëndësi, sepse Zoti i fal të gjithë. Po,Unë Jam I Gjithë-Falshëm dhe e fal çdo mëkat – përveç mëkatit të përjetshëm –kur tregohet pendesë nga mëkatari dhe janë bërë përpjekje prej tij për ta hequrgjithë tundimin për ta shmangur përsëritjen e atij mëkati. Ju nuk mund të më kërkoni Mua ta fal mëkatin kur ju jetoni sipas atij mëkati.Një vrasës, që vret, sakaton dhe lëndon, nuk mund të më kërkoj Mua ta fal,ndërsa ai vazhdon të vrasi dhe nuk ka asnjë qëllim t’i ndaloj krimet e tij.Çfarë vlere ka të më kërkoni Mua t’ju shpengoj nga mëkati, nëse nuk e pranonisi fillim se ju mëkatoni?

Mëkati ështëshkaktuar nga dobësia dhe Unë e fal mëkatarin, që pendohet me të vërtetë. Kur mëkatarinuk beson më se është fajtor për mëkatin, ajo mbetet e rrënjosur në shpirt.Koha që mëkati të mos deklarohet më po afrohet. Kur ajo kohë të vij, do të ketëlehtësim të madh dhe festime, sepse çfarë konsiderohej dikur të ishte një mëkatnë Sytë e Mi nuk do të konsiderohet më i tillë.

Mëkati do të shihetsi një gjë e natyrshme dhe një gjë që ju të gjithë duhet ta prisni. Juve nuk do t’ju thuhet kryesisht ta doni mëkatarin,ashtu si Unë. Jo. Ju do të inkurajoheni të pranoni që mëkati nuk egziston. Egjithë kjo do të çoj në tradhëtinë finale të Hyjnisë Sime, kur bota do taadhuroj veten, talentet e veta, inteligjencën e vetë, deri kur të deklaroj madhështinëe vet në kundërshtim të drejtpërdrjetë me Zotin, Atin e Përjetshëm.

Oh sa shumë do të çohen në gabim, dëshpërim dhe keqbërje. Kisha Ime dotë përdoret për të deklaruar herezi në Emrin Tim të Shenjtë. Ata të keq udhëzuar,do ta kthejnë atë përmbys dhe mbrapsh dhe anjë pjesë e këtyre ndryshimeve nukdo të drejtohen nga Unë, Jezu Krishti. Shpirti I Shenjtë nuk do të kryesoj mbi paturpësinëdhe do të ketë rrëmujë të madhe, hidhërim të madh dhe një ndjenjë e pashpresë,nga ana e atyre që do të qëndrojnë besnikë ndaj Mësimeve të Kishës Sime. Mësimettradicionale nuk do të tolerohen më. Pastaj, kur gjithçka që është mbajtur eshenjtë të rrëzohet, koha do të jetë gati për njeriun e mallkimit të zër vëndine tij në Kishën Time.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara