e premte, 18 prill 2014 23:24
Volume 5to practise faith in hiddentorturescensorshipprofanation of the crosspersecution of ChristianityhungerpaganismChurch - the Body of Christevil in the worldOne World ReligionpoorhumanizmOne World Govermentsacramentsmurderrichnessfalse doctrinesinful lawApocalypseBija Ime e dashur,bota do të ngrihet përsëri nga hiri, prej masakrës. Unë, premtoj, se do ta fshij shenjën e antikrishtit nga faqja e Dheut. Unëdo t’i shkatërroj armiqtë e Zotit dhe ata përgjegjës për sjelljen e mizorisë,padrejtësisë dhe vuajtjes tek fëmijët e Zotit.
I ligu, që ka mbërthyer zemrat e njerëzve sot, në çdo pjesë të botës,merr forma të ndryshme. Në formën e vet brutale, njerëzit janë torturuar, vrarëdhe ndëshkuar rëndë. Pastaj në mënyra të tjera, njerëzit duhet të durojnë vështirësitë mëdha, përfshi mungesën e ushqimit, mungesën e shtëpisë dhe varfërinë etmerrshme, ndërsa liderat e tyre përlajnë çdo të drejtë që është e tyre. Më pasjanë ligjet e padrejta, që favorizojnë të fuqishmit, i bëjnë njerëz të pasurakoma më të pasur dhe njerëzit e varfër akoma më të varfër, ndërsa fare pak mëshirëapo dashuri tregohet ndaj atyre në nevojë të madhe. Më në fund, është persekutimii Kristjanëve – ndjekësve të Mi – në gjithë botën. Ata janë përbuzur, më shumëse ndokush tjetër, dhe vuajnë tmerrësisht në Emrin Tim. Kristjanët urrehennga ndjekësit e të ligut, që i përdor agjentët e tij për t’i heshtur ata në mënyratë ndryshme. Shumë nga planet e tyre përfshijnë censurimin apo të drejtën përta deklaruar, hapur, besnikërinë e tyre ndaj Meje. Dhe ndërsa qeveritë, sot, dotë mbrojnë me vendosmëri të drejtat e çdo besimi tjetër apo të drejtat civile,ata nuk do të përulen para të drejtave të Kristjanëve.
Kristjanëtshumë shpejt do të ndalohen të praktikojnë besimin e tyre në vëndet publike, nëshkolla, në kolegje, deri përfundimisht në Tempujt e Zotit.
Ju mund të thoni – sigurishtkjo është e pamundur – të ndalohen Kristjanët të praktikojnë besimin e tyre, nëvetë Kishat e tyre? Kjo do të ndodhi në mënyrën më dinake, ku miljona do tëmashtrohen, pa i kushtuar shumë vëmëndje, kur çdo detaj i vetëm i Fjalës, ashtusi është tani, do të ndryshoj, por kjo do të kaloj me qetësi. Vetëm ata qëkushtojnë vëmëndje do t’i shikojnë ndryshimet dhe, pas një far kohe, do të bëhete pranueshme për t’i hapur të gjitha kishat Kristjane të mirëpresin të gjithabesimet, përfshi ata që nuk besojnë tek Unë. Megjithatë, jo të gjithë ata që i ndjekinfetë, që nuk e adhurojnë Zotin e Trinisë, do të detyrohen në kishën për një botëtë re. Jo. Do të jenë Kristjanët, të cilët do të bëhen të adhurojnëpaganizmin, që do t’ju prezantohet me kujdes si një kishë e re dhe e cila do tëpërqafoj një formë të re ‘bashkësie’ -një kishë për këdo – ku Unë Jezu Krishti nuk do të shfaqem.
Që nga ky vit, Kryqet e Mia do të fillojnë të zhdukendhe ndërsa Kishat e Mia, dhe ata që thonë se më shërbejnë Mua, flasin për rëndësinëe humanizmit, ju nuk do të dëgjoni të flitet për rëndësinë e dorëzimit tek Unë,Jezu Krishti, Shpëtimtari juaj.
Prandaj,ju nuk do të jeni të pregatitur për Shpëtimin e Përjetshëm. Rëndësia përndjekjen e udhës Sime tek Ati Im nuk do të përmëndet, as edhe rëndësia eSakramenteve të Shenjta nuk do të diskutohet. Përkundrazi, juve do t’ju tregohet mbi rëndësinë e kujdesit të nevojave dhe mirqëniessë të tjerëve, që do të përdoret si një zëvëndësues për të më Adhuruar Mua. UnëJam Kisha. Trupi Im është Kisha Ime, por më vonë, Unë do të hiqem plotësisht mënjanë.Kokat tuaja do të mbushen me gënjeshtra. Juve do t’ju tregohet çdo lloj udhe, qëështë e nevojshme për t’ju sjellë më pranë Zotit. Por çdo udhë që do t’juthuhet të ecni, do të jetë në drejtim të kundërt.
Dijeni tani, se ka vetëm një të Vërtetë. Ka vetëm një udhë tek Zotidhe ajo është nëpërmjet Meje, Jezu Krishtit. Nuk ka anjë udhë tjetër.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: