Jesus2Me top graphics
I love you and I trust you will respond to My Call.

Kryqi është lidhja juaj me Jetën e Përjetshme. Kurrë mos e braktisni Kryqin

e martë, 15 prill 2014 20:15

Volume 5Holy Fridaytemporary life on earthhatred of Godrejection of Saviourto avoid deathsatanismthis generationCrucifictionGod's Kingdom

BijaIme e dashur, kur ndjekësit e Mi të dashur e festojnë të Premten e Zezë, ataduhet të kujtojnë se si Dashuria Ime shtrihet tek rraca njerëzore.

Ata që më persekutuan Mua dhe më pas më vranë Muaishin të mbushur me urrejtje dhe i kishin zemrat e ngurta. Unë vdiqa për ata,pavarësisht nga urrejtja e tyre, dhe Unë vuajta një Agoni të madhe me qëllim qëata të mund të shpengohen. Prapë, kaq shumë njerëz sot më urrejnë dhe më përçmojnëMua, në një shkallë të tillë, sa po ta tregoj Unë të ligun, që i shkatërronshpirtrat e tyre, ju nuk do të jeni në gjëndje të qëndroni në këmbë.

Përpjekjet e Mia për të pregatitur botën, përmesLibrit të së Vërtetës, do të luftohen nga armiqtë e Mi, ngado. Sulmet më tëliga do të vijnë nga grupet satanike, shumë prej të cilëve pozojnë si Kristjanë,që të mund të shfrehin zemërimin e tyre, duke pretenduar se mbrojnë fenë etyre. E tillë është mënyra në të cilën Satani i përdor viktimat e tij të gatshëmpër të sulmuar Punën Time.

Sa të dërrmuar janëshpirtrat e tyre dhe sa i pikëlluar Unë Jam, ndërsa ata vazhdojnë të më tradhëtojnëMua, të hedhin baltë mbi Mua dhe të përhapin gënjeshtra rreth Fjalës Sime, me përpjekjenpër të vjedhur shpirtrat nga Zemra Ime e Mëshirshme.

Unë derdh Lotë Dhimbje, gjatë kësaj jave; sepsekoha është e shkurtër dhe Unë e di se pavarësisht se sa shumë Unë përpiqem,shumë shpirtra prapë do të ma kthejnë Mua shpinën.

Përse këta shpirtra më urrejnë Mua kaq? Përgjigja ështëse ata nuk kanë aspak dashuri për Mua. Shumë prej tyre e shohin të tmerrshme qëurrejtja që ata ndjejnë për Mua në zemrat e tyre nuk mund të fshihet. Ata janëkaq të pushtuar nga i ligu, sa kalojnë çdo minutë të ditës duke më mallkuarMua.

Pjesa mëe madhe e njerëzve nuk besojnë më tek Unë – është një numër i vogël, që beson,në një oqean të shpirtrave madhësia e të cilëve shtrihet nga një anë e Tokëstek tjetra. Por, Unë ju premtoj se Unë do të mbledh sa më shumë shpirtra tëmundem dhe për arsye të Dashurisë, që Unë kam për ju, do ta zgjeroj MëshirënTime madje dhe mes atyre që nuk e meritojnë atë. Sa i mirëpres të mirët, të dashurit dhe ata shpirtra të pastër, që vijnëpara Meje. Ata më mbushin Mua me gëzim të madh. Oh sa i lehtësojnë ata Plagët eMia. Sa lehtësim më sjellin ata Mua nga dëshpërimi që Unë duroj për mëkatarëte Mi të varfër, të cilët nuk e kanë fare idenë ndaj gëzimit të madh që Unë jupremtova në Mbretërinë Time të Re. Kaq shumë shpirtra për fat të keq do taflakin tutje çelësin që Unë ju dhashë për Jetën e Përjetshme – dhe për çfarë?Një jete që i mungon kuptimi, një jetë e mbushur me lajka dhe premtime boshe.Një jetë e lodhur pune, që nuk sjell aspak jetë – vetëm atë që përfundon nëpluhur. Unë Jam jeta juaj. Unë ju sjell jetë. Kur ju e pranoni vdekjen Time nëKryq dhe e pranoni Ringjalljen Time, ju kurrë nuk do të duroni vdekje.

Juve, të këtij brezi, Unë ju them këtë. Ju, qëjeni me Mua, nuk do të duroni vdekjen – madje as edhe vdekjen e trupit.

Ata që më tradhëtojnë Mua, nëpërmjet mëkatit, kur e Vërtetaju është dhënë, nuk do të kenë aspak jetë. Prandaj ju, ndjekësit e Mi tëdashur, kurrë nuk duhet të keni frikë nga ky Mision. Unë do t’ju marr dhe do t’jumbuloj me të gjitha Dhuratat, të cilat Ati Im ka dëshirë t’i hedhi mbi të gjithëju, kur Ai më në fund t’i mbledhi fëmijët e Tij në Mbretërinë që Ai ju premtoikur Ai më dërgoi Mua, Birin e Tij të vetëm, për të shpëtuar shpirtrat tuaj, mevdekjen Time në Kryq. Kryqi është lidhja juaj me Jetën e Përjetshme. Kurrë mose braktisni Kryqin. Vdekja Ime ishte udha juaj drejt Jetës së Përjetshme. PaKryqin Tim, vdekja do të fitoj mbi ata që e refuzojnë atë.

Jezusijuaj

Mesazhi në anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara