Jesus2Me top graphics
Love one another as I love you.

Ndërsa e Premtja e Zezë afrohet, ata që më mundojnë Mua dhe që përpiqen të fshijnë të gjitha gjurmët e Mia do të vuajnë shumë në atë ditë

e diel, 13 prill 2014 19:00

condemnation for the enemies of JesusHoly Fridayduplicityhatred of Godto enemies of Jesus Christreconciliation with Godaccusation to Jesusantient serpent - deviltortureslove to sinner and condemnation fo sinto enemies of the MissionApostlespersecuton of prophetsCrucifictionremorsephariseesfuryJesus I trust in youwarning of the HellThe Cup of Jesus' SufferingJesus' stay on EarthGod's Wrath

BijaIme e dashur, është Dëshira Ime që ata që më duan Mua, me të vërtetë, të kërkojnëfalje përmes Dhuratës së Rrëfimit, gjatë Javës së Shenjtë. Kur ju më tregoniMua pendesë të vërtetë për mëkatet tuaja, Unë do të hedh mbi ju një Dhuratë tëveçantë Pranimi, sipas Vullnetit Tim Hyjnor. Unë ju kërkoj të besoni tek Unë,në këtë kohë në histori, si kurrë më parë, sepse, nëse dëgjoni me kujdes, Unëdo të mund ta bëj Fjalën Time të dëgjohet nga të gjithë – përfshi ata që nuk mënjohin aspak Mua.

Kur Unë ndiqesha nga armiqtë e Mi, ata shkuan deri aty sa të mëdiskreditonin Mua.

Ata e shfrehnin zemërimin etyre tek shumë të pafajshëm të gjorë dhe torturuan njerëz që besonin të isha Unë.Ata përhapën gënjeshtra rreth apostujvetë Mi, u munduan të më diskreditonin Mua në shumë mënyra dhe shpërthenin në zemërim,kur nuk mund të më sulmonin Mua fizikisht. Ata do të më kishin vrarë Mua, nësedo të më kapnin, para të Premtes së Zezë – po të mos e kisha mbrojtur Veten.Urrejtja e tyre, gënjeshtrat e tyre, shpifjet që ata përhapën rreth MisionitTim dhe akuzat e tyre të rreme kundër Meje, u përhapën në çdo qytet dhe fshat,para ditës kur Unë përfundimisht u tradhëtova nga një i Imi.

Helmi, që dilte prej gojëve të armiqve të Mi, erdhi nga gjarpëri, që iinfektoi shpirtrat e tyre. Ata e imituan atë në çdo mënyrë – ata ulërinin në njëzemërim të tërbuar kundrejt Meje, edhe pse akuzat e tyre ishin të rreme dhepakuptim.

Ata i pështynin apostujt eMi, i torturonin dishepujt e Mi, si dhe ata njerëz fatkeqë që ata i merrnin përMua. Ata u përpoqën t’i kthenin të tjerëtkundër Meje, të cilët nuk kishin dëgjuar për Mua dhe flisnin gjëra të liga kundëratyre që nuk mund të bindeshin të më mohonin Mua. Çdo djall nga barku iFerrit më torturoi Mua gjatë javëve të Mia të fundit në Tokë, kur Fjala Imekishte shpuar zemrat e shumë vetave dhe kthehu me mijra.

KurPrania Ime ishte më e fortë, urrejtja intensifikohej dhe ulërimat e atyre që mëkundërshtonin Mua ishin si të atyre, që dilnin nga kafshë të egra. Njerëzitqë u bashkuan me grupet e Farizenjve, për të shkaktuar ndëshkim mbi Mua, u bënëpo aq të liq sa ata që i nxisnin në një zemërim të egër mbi Karakterin Tim. Unëu akuzova për papastërti në Trup dhe Shpirt. Ata thanë se Fjala Ime vjen ngashpirtrat e papastër. Ata thanë se Unë bëja dëshmi të rreme kundrejtMoisiut dhe se Unë isha dërguar nga i ligu për të korruptuar shpirtrat. Ata eshpërfillën Dashurinë që Unë përhapa, kthimin për të dashur njëri tjetrin që Unëkrijova mes atyre dhe mbrekullitë që Unë kryeva. Ndërsa ata shprehnin gjëratë turpshme kundër Meje, ata rrinin drejt dhe krenarë dhe, në të njëjtën kohë, qëata blasfemonin kundër Zotit, ata deklaronin se flisnin në Emrin e Tij. Pikërishtnë këtë mënyrë Satanai i mashtron njerëzit.

Ata që blasfemuan kundërMeje, gjatë Kryqëzimit Tim, nuk jetojnë në Mbretërinë Time, sepse ata pësuan ndëshkiminmë të keq. Ati Im do të shkatërroj këdoqë thotë se Unë flas me zërin e Satanait. Prandaj ata prej jush, që pohojnë seZëri Im është i të ligut, dijeni se vuajtja juaj do të jetë më e keqe sevdekja. Gjuhët tuaja nuk do të nxjerrin më helmin që Satanai ka vendosur brëndashpirtrave tuaj; sytë tuaj nuk do të shikojnë më, sepse është vetëm errësiraajo që ju dëshironi – dhe kështu u bëftë. Veshët tuaja kurrë nuk do ta dëgjojnëëmbëlsinë e e Zërit Tim, sepse ju refuzoni të dëgjoni – dhe kështu u bëftë.Zemra juaj nuk ka aspak dashuri dhe kështu ju nuk do të ndjeni ndonjëherëdashuri, kur e largoni Dashurinë e Zotit. Fjalët tuaja do të jenë rrënimi juaj,dhe kur ata që më akuzojnë Mua, Zotin tuaj, Shpëtimtarin dhe Shpenguesin egjithë njërëzimit, se flas të ligun, ata nuk do të dëgjohen më. Ata do tëvdesin.

Zemërimi Im në këtë kohë,kundër hipokritëve, që enden nëpër botë duke pretenduar se vijnë nga Unë, ështëe paduruar dhe Ndëshkimi Im do të bjer mbi secilin prej jush, që më pështynMua. Largohuni nga Unë – ju nuk keni kontroll mbi Mua. Unë do t’ju flak tutje.

Kur Unë dëgjoj britmat eatyre të zaptuar me urrejtjen e Satanait në shpirtrat e tyre guxojnë tëdeklarojnë publikisht besnikërinë e tyre ndaj Meje, më vjen pështirë. Ata mëshkaktojnë Mua neveri dhe nuk janë më të mirë se ata që hodhën short për tëngulur gozhdën e parë në Trupin Tim.

Ndërsa e Premtja e Zezëafrohet, ata që më mundojnë Mua dhe që përpiqen t’i fshijnë të gjitha gjurmët eMia do të vuajnë shumë në atë ditë. Në atë ditë, kur ju të ndjeni Dhimbjen Time,e dhënë juve për t’ju bërë të kuptoni, ju do ta dini se Unë Jam duke juthirrur. Unë e bëj këtë, jo sepse ju e meritoni një grimcë të Keqardhjes Sime,por sepse Unë ju dua – pavarësisht nga gjithçka. 

Në atë ditë, Unë ju kërkoj tëmë thërrisni Mua si më poshtë:


“Jezus, më fal për lëndiminqë kam shkaktuar mbi Trupin Tënd, Fjalën Tënde dhe Hyjninë Tënde.”

Unë do të përgjigjem dhe dot’ju ndihmoj të vini tek Unë, me Dashuri dhe Gëzim në Zemrën Time.

Jezusi juaj

Mesazhi në anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara