Jesus2Me top graphics
How I love you all. Your dedication, humility, trust and pure love for Me, is getting stronger by the day.

Dashuria Ime dhe besimi juaj, të kombinuara, do të bëhen Shpata e Shpëtimit

e shtunë, 12 prill 2014 15:42

prayer a protection against antichristantichrist doing charitable worksgood as an evilGod's Truthantichrist praised and applaudedtruth can cause fear and hatred

Bija Ime e dashur, kur Zoti ndërhyn në botë, nëpërmjet profetëve të Tij të zgjedhur, Fjala është si një Shpatë.

 

Ajo pret drejt e në zemër dhe shkakton një reagim të dyfishtë brënda shpirtit. Nga njëra anë, ajo jep mprehtësi dhe njohuri të madhe, por nga ana tjetër, mund të jetë e vështirë për t’u pranuar. Kjo është për arsyen se e Vërteta kurrë nuk është e lehtë kur merret, pasi ajo mund të jetë e dhimbshme.


Në një botë në të cilën Satanai sundon si mbret, e Vërteta gjithmonë do të tregoj anën e shëmtuar. Ajo do të shkaktoj ankth në zemrat e shumë vetave. Ligësia pothuajse gjithmonë vjen e veshur me një llustër ngjyrash, por kur asaj i hiqen të gjitha shtresat zbukuruese, ajo që mbetet është një bërthamë shumë e shëmtuar.


Shumë njerëz e kanë të vështirë ta pranojnë se disa veprime apo punë janë të liga, për shkak të mashtrimit të djallit. Çdo formë e ligësisë, e krijuar nga dora e Satanait, është e maskuar me kujdes, që të justifikohet lehtë në mëndjet e të pafajshmëve, të cilët do ta pranojnë një mashtrim të tillë pa hezituar. Ata nuk do të jenë më të mënçur. Çfarë shprese, mund të pyesni ju atëherë, ka njeriu kur ai është i joshur nga antikrishti, i cili do të jetë i dashur dhe i adhuruar për veprat e tij të mëdha bamirëse? Përgjigja është lutja. Shpresa juaj shtrihet në lutjet tuaja sepse kur ju luteni për çlirimin nga i ligu, Unë do t’i përgjigjem thirrjes suaj.


Dashuria Ime dhe besimi juaj, të kombinuara, do të bëhen Shpata e Shpëtimit, me anë të së cilës ata shpirtra të pafajshëm, që do të mashtrohen lehtë nga bisha, mund të shpëtojnë dhe atëherë Mbretëria do të jetë e Imja. Unë Jam duke ardhur së shpejti për të rivendosur Fronin Tim të Drejtë dhe prandaj ju kurrë nuk duhet të humbisni shpresë.


Jezusi juaj

Mesazhi original në anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara