Jesus2Me top graphics
I love you and await your response to My pleas for prayer.

Për sa kohë dashuria lulëzon, rraca njerëzore mund të mbijetoj

e enjte, 3 prill 2014 17:11

love is answer to hatredPrayer GroupsCrusade PrayersloveGod's LoveGod's Promise

Bija Ime e dashur, dashuria është një nga Dhuratat më të fuqishme nga Zoti. Për sa kohëdashuria lulëzon, rraca njerëzore mund të mbijetoj. Dashuria e tejkalon gjithëligësinë, ndarjen dhe urrejtjen, sepse ajo është nga Zoti, I Cili është IGjithpushtetshëm, dhe asnjë forcë e keqe nuk mund ta shkatërroj atë plotësisht.

Kur njëshpirt është me të vërtetë pranë Zemrës Sime, Unë do ta mbush atë me dashuri. Unëdo ta mbuloj atë person me këtë Dhuratë dhe për këtë arsye, ata do ta kenë tëpamundur të urrejnë një person tjetër, duke përfshirë ata që i torturojnë.

Dashuria, kur është epranishme në një shpirt, përdoret nga Zoti për të tërhequr të tjerë shpirtradrejt Atij. Ajo është përdorur për t’ju sjellë gëzim dhe ngushëllim atyre nënevojë dhe që vuajnë. Megjithatë, ajo është një Hir, dhe ju është akorduaratyre shpirtrave, të zgjedhur që ata do të mund ta ndajnë atë me të tjerët, përLavdinë e Zotit. Oh çfarë gëzimi këta shpirtra më sjellin Mua kur ata e pranojnëDashurinë, pa kushte, nga Unë. Kur ata e mirëpresin Praninë Time, me zemër tëhapur dhe më lejojnë Mua t’i vërshoj shpirtrat e tyre, këta shpirtra bëhen enaIme dhe si një verë e mirë, ata do të mbushin dhe do të kënaqin shpirtrat eatyre që janë të etur për Praninë Time.

Dashuria ështëmënyra me të cilën Unë i flas botës, deri në Ditën e Madhe kur Unë do të vij përtë rivendosur Mbretërinë Time. Kur ka të pranishme dashuri të vërtetë, Unë Jamatje.

Kurnuk ka aspak dashuri, Prania Ime është e larguar. Shumë njerëz më largojnë Muadhe prandaj janë të paaftë të ndjejnë pasurinë e Dhuratës së Dashurisë, ashtusi duhet.

Unë jupremtoj të gjithëve ju se Unë do ta përhap Dhuratën e Dashurisë Sime përmes këtijMisioni.

DashuriaIme do të jetë një tipar dallues dhe të gjithë ata që i përgjigjen ThirrjesSime do të rrethohen me Dashurinë Time, kur të recitojnë këtë Fushatë Lutje:

Fushata e Lutjes (145) Më mbush me DhuratënTënde të Dashurisë

Më i shtrenjti Jezus, më mbush mua, një enëtë zbrazët, me Dhuratën e Dashurisë Tënde. Vërshoje shpirtin tim me Praninë Tënde.Më ndihmo t’i dua të tjerët ashtu si Ti më do mua. Më ndihmo të jem një enë ePaqes Tënde, Qetësisë Tënde dhe Mëshirës Tënde. Hape gjithmonë zemrën time ndajshqetësimeve të të tjerëve dhe më dhuro Hirin për të falur ata që të kundërshtojnëTy dhe që ndërhyjnë kundër meje. Më ndihmo ta shpall Dashurinë Tënde përmes shëmbujve,ashtu si Ti do të bëje po të ishe në vëndin tim. Amin.

Unë do t’i prek shpirtrat e gjithkujt, që më lejonMua të hyj. Dashuria do t’ju sjelli lumturinë e përjetshme. Duke e pranuarDashurinë Time, pa pyetje dhe me një zemër të hapur, ju do të më sillni Mua gëzimtë madh. Dhurata Ime është tani e juaja dhe Unë dëshiroj që ju ta mbani Dhuratëne Dashurisë para jush në gjithçka që bëni, që nga kjo ditë e tutje. Në këtë mënyrëju do të ndihmoni të mposhtet urrejtja, që e infekton njerëzimin dhe që vjennga Satanai. Me këtë Dhuratë të Dashurisë, Unë hedh mbi të gjithë ju, një Bekimtë veçantë; një Bekim që është i vetëm dhe i fuqishëm, të cilën ju do ta ndjenikur të recitoni këtë Lutje dhe në veçanti në një Grup të Fushatës së Lutjeve, qëështë veçanërisht i rëndësishëm në këtë, Misionin Tim të Shpëtimit.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara