Jesus2Me top graphics
I will never desert you, children. That is why I Am coming. It is because I Love you so much that I do this.

Mesazh Dashurie për të gjithë ndjekësit e Mi

e mërkurë, 8 qershor 2011 21:00

how to spread conversiondarkness in a soulfamilylove to Godtrue faithsatanismNew ParadiseHoly SpiritGod's LoveGod's LightGod's Sadness

BijaIme fort e dashur, sot Unë kënaqem për besimin e treguar nga ndjekësit e Mi tëdashur në mbarë botën, të cilët po e dëgjojnë thirrjen Time përmes këtyreMesazheve. Unë gëzoj për shkak të besimit të thellë të treguar nga fëmijët e Mitë dashur, në një botë që më refuzon Mua. Fëmijët e Mi të shtrenjtë, ata qëbesojnë tek Unë, më sjellin Mua lot gëzimi në kohë dëshpërimi. Po të mos ishte për ata me një përkushtim tëthellë ndaj Meje, Unë nuk do të isha i ngushëlluar.

Fëmijëte Mi që më duan Mua duhet të më dëgjojnë Mua tani. Më lejoni Mua t’ju pushtojnë Krahët e Mi dhe t’jua shpjegoj rëndësinë e besimit tuaj. Besimi juaj ështësi një flakë në Zemrën Time, që kurrë nuk shuhet. Ajo mund të dobësohet herëpas here, por Unë do të fus tek ju energjinë për ta mbajtur këtë flakë tëndezur. Ju, fëmijët e Mi të Dritës, do ta zhdukni errësirën, por ju duhet të qëndronitë bashkuar në një për të luftuar antikrishtin.

The Temptation on the Mount - Duccio di Buoninsegna ,1308-1311

Sataninuk mund të fitojë, sepse kjo është e pamundur


Gjithmonë ta kuptoni këtë fakt të rëndësishëm. Ai, mashtruesi, nuk mund dhe nukdo të fitojë, sepse kjo është e pamundur. Prandaj, ju gjithmonë duhet tapranoni se Drita Ime dhe ajo e Atit Tim të Përjetshëm kurrë nuk do tëdobësohet, sepse nuk është Drita që do shuhet. Por është errësira që do t’ijoshi ata shpirtra të gjorë të cilët do të tërhiqen drejt saj. Ata fëmijë tëgjorë të gënjyer janë në Zemrën Time dhe janë po aq të dashur për Mua sa dheju. Ju, fëmijët e Mi, ashtu si në çdo familje duhet të kujdeseni për motrat dhevëllezërit tuaj të mbrapshtë. Pavarësisht se sa të rënda janë mëkatet e tyre,kurrë mos i gjykoni ata. I ktheni ata tek Unë. Flisni me ta. Lusni MëshirënTime Hyjnore për ta, që ata të mund të shpëtohen nga kthetrat e tëligut në kohën e vdekjes.

Thërrisni tani nga majat e kodrave. Kujtojanigjithsecilit të Vërtetën. Shpërfillini ato ngacmime. 

Por kur ju iushpjegoni fëmijëve të Mi se sa shumë Unë i dua ata, mos i impononi pikëpamjettuaja mbi ta, por në të kundërt, thjesht shpjegojani se ata u krijuan nga HyjiAtë. I thoni atyre se Ai më dërgoi Mua, Birin e Tij të vetëm për t’i shpëtuarata, për t’iu dhënë atyre një mundësi për të jetuar jetën e përjetshme. Dhepastaj iu thoni atyre se Unë i dua dhe se Unë eci me secilin prej tyre çdominutë të ditës. Edhe kur Unë dëshmoj refuzimin e tyre dhe ligësinë që ata ebëjnë mbi të tjerët, Unë Jam akoma atje pranë tyre. Duke shpresuar që ata tëkthehen tek Unë dhe të kërkojnë Ndihmën Time, sepse kur ata ta bëjnë këtë Unëdo t’i përqafoj me lot gëzimi dhe lehtësimi. Më ndihmoni Mua t’i shpëtoj atashpirtra të shtrenjtë. Mos e lejoni mashtruesin t’i rrëmbejë ata nga Unë. Atajanë familja juaj. Familja Ime. Ne jemi një. Edhe një shpirt i vetëm që humbështë tepër.

Faleminderit,fëmijët e Mi të dashur, ngado. Dijeni se Unë Jam me ju tani me një Prani shumëmë të fortë, përmes Shpirtit të Shenjtë, se në ndonjë kohë tjetër në histori.Kapeni Dorën Time dhe ecni me Mua drejt Parajsës së Re mbi Tokë, e cila do tëjetë shtëpia juaj e lavdishme në të ardhmen.

Shpëtimtari juaj idashur

Jezu Krishti Mbreti i Mëshirës


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara