Jesus2Me top graphics
I did not die for a faceless group of people. I gave up My Life for each and every one of you so that you can be saved.

Nëna e Shpëtimit: Më kërkoni mua, Nënës suaj të dashur, t’ju jap forcën për të vazhduar dhe për të mbrojtur Misionin e Shpëtimit

e martë, 25 mars 2014 15:30

life of Our LadyOur Lady as ProtectorMedal of SalvationCrusade Prayersfeardo not be afraidfight against this Missionhumilitytactic of satanThe Cup of Jesus' Suffering

Bijtë e mi të dashur, kur Zoti më zgjodhi mua si Nënëne Birit të Tij të Vetëm, ishte që unë t’i jepja lavdi Zotit  duke i shërbyer Atij për t’i dhënë botësMesian e shumë-pritur. Unë isha thjesht një shërbëtore e përulur atëherë, ashtusi jam edhe tani.

Gjithmonë ta kujtoni se kur ju i shërbeni Zotit, nëPlanin e Tij për t’i sjellë botës Shpëtimin e Përjetshëm, ju jeni thjesht njëshërbëtor i Tij. Për t’i shërbyer Zotit kërkohet një ndjenjë e thellë përulësie.Nuk mund të jetë ndryshe. Ky Mision, ifundit i urdhëruar nga Ati Im në Planin e Tij, për t’i sjellë fëmijëve të Tijshpëtimin përfundimtar, do të tërheqi miljona shpirtra për t’i shërbyer Atij.Ata do të vijnë nga çdo cep i Tokës. Shumë nuk do të jenë të vetëdijshëmndaj thirrjes së tyre, deri kur të thonë Fushatën e Lutjeve. Do të jetë përmesrecitimit të Fushatës së Lutjeve që Shpirti I Shenjtë do t’i ngazëllejshpirtrat e tyre dhe pastaj ata do të jenë gati të mbajnë Kryqin e Birit tim.

Nëse ju metë vërtetë i shërbeni Birit tim dhe i vini Atij në ndihmë, që Ai të mund tësjelli shpëtimin tek çdo mëkatar, atëherë do t’ju duhet të pranoni peshën eKryqit.

Kurju i shërbeni Birit tim, dhe më vonë nuk e duroni vuajtjen që ajo do t’jusjelli, kjo do të shkaktoj që të thyhet mburoja që ju mbron nga i ligu.

Satanai kurrë nuk do të ngacmoj ata që ndjekinvizionarë të rremë apo ndjekësit e tyre, sepse ai e di sa ata nuk japin fryte.Megjithatë, në rastin e misioneve të vërteta, ai do të sulmoj me mizori të rëndë.Ai do të përdori shpirtrat e dobët, të goditur me mëkatin e krenarisë, të fyejnëdishepujt e vërtetë të Birit tim. Për ata që më përgjigjen mua, Nënës së Shpëtimit,urrejtja e tij do të jetë më e dukshme kur Medalja ime e Shpëtimit të bëhet evlefshme në mbarë botën.

Medalja eShpëtimit do të kthej biljona shpritra dhe, prandaj, çdo përpjekje do të bëhetnga i ligu për ta ndaluar atë.

Ju do të shikoni përmes sulmeve të tilla vrerin e vërtetëqë do të dali nga i ligu dhe çdo agjent i tij, sepse ai nuk do që kjo Medalje t’jujepet fëmijve të Zotit. Fëmijë, ju kurrënuk duhet të përuleni ndaj presioneve apo ligësive, që do të dalin prej atyre qëjanë larguar nga Biri im. Ta bëni këtë është t’i dorëzoheni Satanait. Përkundrazi,ju duhet të më kërkoni mua, Nënës suaj të dashur, t’ju jap forcën për tëvazhduar dhe për të mbrojtur Misionin e Shpëtimit në këtë kohë të përvjetorit tëfestës së Lajmërimit (25 Mars).

Ju duhet të recitoni këtë Fushatë Lutje(143) Për të mbrojtur Misionin e Shpëtimit:

O Nëna e Shpëtimit, mbroje këtë Mision, njëDhuratë nga Zoti, për të sjellë Jetën e Përjetshme tek të gjithë fëmijët e Tijngado. Të lutemi të ndërhysh, nga ana jote, nëpërmjet Birit tënd të dashur,Jezu Krishtit, për të na dhënë ne kurajon të kryejmë detyrat tona për t’i shërbyerZotit gjatë gjithë kohës dhe sidomos kur ne vuajmë për këtë arsye. Ndihmoje këtëMision të kthej biljona shpirtra, sipas Vullnetit Hyjnor të Zotit dhe t’i kthejato zemra të ngurta në shërbëtorë të dashur të Birit tënd. Na jep të gjithëvene që i shërbejmë Jezusit në këtë Mision forcën për të kapërcyer urrejtjen dhepersekutimin e Kryqit dhe të mirëpresim vuajtjen që vjen me të, me një bujari tëzemrës dhe me pranim të plotë të çfarë do të vij përpara. Amin.

Bijtë e mi të dashur, kurrë mos e lejoni frikën përt’i shërbyer Zotit t’ju pengoj në udhën e shpalljes së Fjalës së Tij të Shenjtë.Frika vjen nga Satanai – jo nga Zoti. Guximi dhe forca, e shoqëruar me përulësidhe një dëshirë për t’ju përmbajtur Vullnetit të Zotit, mund të vijnë vetëm ngaZoti.

Unë jam mirënjohëse sot, në këtë përvjetor të Lajmërimit,ndaj Atit tim të dashur, Hyji Më I Larti, për Dhuratën që Ai i dha botës kur Aimë kërkoi mua të sillja Birin e Tij të dashur për të shpenguar njerëzimin dhe përta sjellë botën në Mbretërinë e Tij të Përjetshme.

Nëna juaj e dashur

Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara