e hënë, 3 mars 2014 23:37
reconciliation with GodGift od Salvationadditional prayerlove to Godcondition of forgivenessthe Book of TruthloveConfessionremorsepeace in soulGod's LoveGod's LightBija Ime e dashur,
mendoni për Mua, me dashuri në zemrën tuaj, sepse ështëvetëm përmes Dashurisë që Unë komunikoj me botën, përmes Librit të së Vërtetës.
Me Urdhërine Atit Tim, Unë mbledh të gjithë fëmijët e Tij të shtrenjtë, në një me Atë dhenë Të. Është Dashuria, ajo që e lejon këtë Ndërhyrje Hyjnore.
Ati Im duron Dhimbje,Zemërim, Padurim dhe Shqetësim, për shkak të njollës së mëkatit, që i njollosshpirtrat e secilit nga fëmijët e Tij. Por është Dashuria e Tij e përjetshme përtë gjithë ju, që e mban të ndezur Dritën e Zotit në Tokë.
Pa këtë Dritë, do të ketë vetëm errësirë, jo vetëm të shpirtit, por edhevetë në Tokë. Drita nuk do të egzistonte. Djelli nuk do të ndriçonte, as hënanuk do të shkëlqente natën. Yjet do të zhdukeshin. Por, të gjitha këto Dhuratambeten në vënd prej Dashurisë së Zotit.
Kur kjo Dashuri ështëkthyer, ajo sjell gëzim të madh tek Ati Im, sepse Ai e di se menjëherë sashpirti i dashurisë është i pranishëm tek shpirtrat, ajo mund të mposhti gjithëerrësirën e shpirtit.
Dashuria mund të mposhti çdo vuajte e pësuar ngarraca njerëzore. Dashuria për njëri tjetrin do ta shkatërroj të ligun. Dashuriapër Zotin do ta shkatërroj fuqinë e Satanait mbi njeriun. Besnikëria ndaj Urdhërimevetë Zotit do ta përsosi shpirtin dhe, si pasojë do ta shpëtoj rracën njerëzorenga dëbimi dhe nga ndarja nga Zoti.
Kur Drita e Zotit ruhet në zemrat tuaja dhe Dashuria e Zotit për njëritjetrin është e pranishme në shpirtrat tuaj, atëherë çdo ligësi mund dhe do tëmposhtet. Kur ju e doni Zotin, ju do të ndjeni një paqe të thellë brënda jush,sepse kur ju e tregoni dashurinë tuaj për Atë, Ai do t’ju mbushi me Hiret eTij. Ju gjithmonë duhet të ngushëlloheni në Dashurinë e fuqishme, që Zoti mbannë Zemrën e Tij për secilin prej jush.
Kushdo që ju jeni, çfarëdohidhërimi ju mund t’i keni shkaktuar Atij dhe pavarësisht se sa të liga janë mëkatettuaja, Ai do t’ju fali – gjithmonë. Ajo që ju duhet të bëni është t’i thërrisniAtij, duke më kërkuar Mua, Birit të Tij të dashur, Jezu Krishtit, për të ndërhyrënë emrin tuaj përmes pajtimit.
Ejani tek Unë me lutjen tuaj dhe thoni: “Jezus, më merr nën Mbrojtjen Tënde tek Atiim dhe më sill Shpëtimin e Përjetshëm.”
Kur ju vini tek Unë me pendesë të vërtetë nëshpirtin tuaj, e juaja do të jetë Mbretëria e Qiellit.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: