Jesus2Me top graphics
Children, you know how much I love you.

Nëna e Shpëtimit: Dashuria dhe vetëm Dashuria vjen nga Zoti. Urrejtja vetëm vjen nga Satanai. Nuk ka të ndërmjetme

e enjte, 27 shkurt 2014 14:48

and ask for erasing hatredremain silentstrength of Satanto enemies of the Missionlove of enemiesprayer for unbelieversCrusade Prayershatred to this Missionfight against this MissionRosary as a protection against sintactic of satanprayer for sinnersslavery of sinabout this Missionhatred

Bija ime, ka shumë urrejtje kundër këtij Misioni të Shpëtimit, sepse iligu nuk do të humbasi asnjë shpirt ndaj Zotit.

Kur Zoti flet përmes njëprofeti, ajo krijon zemërim në Ferr. Çdo përpjekje bëhet nga i ligu për tëheshtur Fjalën e Zotit, në këto rrethana. Ai, Satanai, do të  bëj gjithçka të mundur për të helmuar njerëzitkundër gjithçkaje, që do të shpëtoj shpirtrat e njerëzimit.

Ai do të përhapi urrejtje deri kurshpirtrat, që janë të mbushur me urrejtjen e tij, do të bëhen agjentët e tij tëgatshëm, deri kur ata të mos kontrollojnë më se çfarë bëjnë.

Të mbushur me zemërimin e tij, ata do ta kenë tëpamundur të ndjejnë dashuri në zemrat e tyre për ata që i besojnë të jenëarmiqtë e tyre. Pastaj, ata do të fillojnë të urrejnë veten dhe sa më shumë tëmëkatojnë kundër Zotit, ata do të mbushen me një ankth të tmerrshëm. Me kalimine kohës, kur urrejtja e këtij lloji i pushton shpirtrat, ata do të jenë tëpaaftë ta çlirojnë veten nga Satanai.

Shumë lutje kërkohet përshpirtra të tillë. Nëse një shpirt blasfemon kundër Fjalës së Zotit, ata do tëpërballen me një luftë kundër bishës, kaq të egër, sa do ta bëj të pamundur përata të tërhiqen nga fuqia e tij. Ky mallkim kundër Zotit bëhet mallkimi i tyredhe asgjë nuk mund të bëhet për ata, në atë fazë.

Shpirtrat,që janë të mbushur me urrejtje, nuk e flasin Fjalën e Zotit, sepse kjo nuk mundtë bëhet. Urrejtja kurrë nuk do të dali nga buzët e atyre që me të vërtetë eduan Zotin.

Ju kurrë nuk duhet ta nënvlerësoni fuqinë e Satanait, sepse ai mund tëfusi në kurth çdo shpirt, pavarësisht se sa të mirë janë. Në fillim, ai, iligu, do të jetë shumë bindës kur ta mbushi viktimën e tij me gënjeshtrat etij. Ai madje do të krijoj një ndjesi shpirtërore se jam unë, Nëna e Zotit, qëjam duke komunikuar me shpirtin. Ai do të përdori dashurinë e atij shpirti përZotin për të futur brënda tij, një ndjenjë zemërimi kundër asaj që shpirti emendon të jetë një veprim, një punë apo një fjalë e ligë. Ai i fut në kurthshpirtrat që, herë pas here, mund të jenë shërbëtorë besnikë të Zotit. Por, menjëherë sa një shpirt e lejon tëligun ta mbushi atë me çdo formë urrejtje, ai apo ajo do ta kenë të pamundur tëçlirohen prej tij. Vetëm lutja dhe veprat e mëdha të pendesës dhe përulësisëmund ta largojnë atë. Pas një farë kohe, shpirti do ta dijë se diçka e shqetësonatë, kur zemërimi, pakënaqësia, ankthi dhe mungesa e plotë e qetësisë ta pushtojshpirtin. I ligu nuk do të pushoj, deri kur shpirti, më në fund, të kthehetkundër Zotit dhe të blasfemoj kundër Tij.

Fëmijë, ju kurrë nuk duhet të merreni me ata qëvendosin dyshime në shpirtin tuaj mbi Përsosmërinë e Zotit. Kur ju ngatërroheni me ata që e mallkojnëZotin, ju do të fëlliqeni. Kur ju e bëni këtë, ju gjithashtu do të mbushenimë një urrejtje, që ju kurrë nuk e keni ndjerë më parë. Pastaj do t’ju duhetndihmë dhe ndërhyrje e madhe, para se ju të bëheni të denjë të qëndroni nëPraninë e Zotit përsëri.

Shpërfilleniçdo formë urrejtje, sepse ajo kurrë nuk mund të vij nga Zoti.

Ka vetëm një burim nga icili buron urrejtja dhe ai është Satanai. Merruni me Satanain dhe ata zemrat etë cilëve ai i mbush me urrejtje, më pas, helmi i tij do të derdhet në shpirtintuaj. Shmanguni nga kjo situatë. Qëndroni të heshtur. Lutuni për ata shpirtra qëurrejnë të tjerët. Ju duhet të recitoni Rozaren time të Shenjtë për t’umbrojtur nga ky tundim.

Unë ju paralajmëroj për këto gjëra, pasi fuqia e Satanait është kaq efortë në këtë kohë, sa ai përpiqet t’i vjedhi shpirtrat e të gjithë atyre njerëzvenë mbarë botën që besojnë në Birin tim, Jezu Krishtin, dhe ata që janë besnikëndaj meje, Nënës së Tij të dashur.

Ju lutem të më dëgjonimua, në këtë kohë, duke recituar këtë Lutje për t’ju mbrojtur nga urrejtja.

Fushata e Lutjes (138) Mbrojtja ngaUrrejtja

O Nëna e Shpëtimit, më mbro nga çdo llojurrejtje. Më ndihmo të qëndroj i heshtur, kur të përballem me urrejtjen. Mëmbaj të fortë në besnikërinë time ndaj Jezu Krishtit, kur të jem në pikën më tëdobët. Vulosi buzët e mia. Më ndihmo t’i kthej shpinën atyre që angazhohen memua me fjalët, të cilat i mohojnë Mësimet e Birit tënd apo ata që më tallin përshkak të fesë sime. Lutu për ata shpirtra, Nënë e dashur, që edhe ata ta mohojnëSatanain dhe të ndjejnë paqen e dashurisë tënde dhe Pushtetin e Shpirtit tëShenjtë, brënda shpirtrave të tyre. Amin.

Dashuria dhe vetëm Dashuria vjen nga Zoti. Urrejtjavetëm vjen nga Satanai. Nuk ka të ndërmjetme. Nuk ka asgjë në mes. Ju jeni osepër Birin tim ose kundër Tij.

Nëna juaj e dashur

Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara