e diel, 23 shkurt 2014 16:28
Volume 4Jesus present in the Holy Eucharist call to prayerHellmortal sinsatanismfight against this Missionprayer for discermentwarning of the HellBija ime, për aq kohë sa të egzistoj sundimi iSatanait, në Tokë, e Vërteta gjithmonë do të jetë e shtypur.
Që nga koha e vdekjes së Birit tim në Kryq, çdo përpjekjepër të përhapur Fjalën e Tij është prishur. Dhe që kur u përhap Krishtërimi,shumë të çara u shfaqën dhe Doktrina e urdhëruar nga Biri im, Jezu Krishti, përmesdishepujve të Tij, u përpunua.
E Vërteta,në lidhje me egzistencën e Satanait dhe realitetin e Ferrit, janë fshehur përshumë dekada dhe kjo ka patur një efekt të dëmshëm mbi shpëtimin e njerëzimit.
Të gjitha referencatndaj Ferrit janë hequr dhe njeriu është gënjyer drejt një ndjenje të rremesigurie. Prandaj tani, sot, fare pak njerëz besojnë në egzistencën e djallitapo të humnerës së Ferrit. Kjo gënjeshtërka qënë goditja e njerëzimit dhe, si rezultat, shumë shiprtra kanë humbur,sepse Ferri është mohuar. Mëkati mortor nuk konsiderohet më të jetë njërealitet dhe prandaj asnjë përpjekje nuk është bërë për ta shmangur atë. Ataqë i shërbejnë Birit tim, Jezu Krishtit, në Kishat e Tij e kanë për detyrë t’ipregatisin shpirtrat, që ata të jenë të denjë të hyjnë në Mbretërinë e Qiellit.
Ferri mundtë shmanget, duke i kuptuar pasojat e mëkatit mortor, dhe prapë asnjë fjalë esaj nuk është përmëndur.
Shpirtrat kanë humbur sepse ata nuk janë udhëzuarsi duhet se si ta shmangin mëkatin dhe të kërkojnë falje. Për t’u bërë i denjë përtë hyrë në Mbretërinë e Birit tim, ju duhet ta kaloni kohën duke e jetuar jetëntuaj, sipas Fjalës së Zotit. Ju lutem të mos e shpërfillni të Vërtetën, sepse nësee bëni këtë, ju do të jeni të humbur.
Lutuni, lutuni, lutuni që njerëzimi ta pranojegzistencën e Satanait, sepse deri kur ta bëjnë këtë, ata kurrë nuk do tapranojnë në të vërtetë Premtimin e Birit tim për Shpengim.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit
Mesazhi origjinal në anglisht: