e diel, 23 shkurt 2014 16:03
to solders of the Remnant Army obedienceoffering of sufferingkey simplicityfaithfulness to Truthto serve Godpain of the Salvatorintelligenceto clergyJesus I trust in youcommitement to Jesusfree willloss of GraceBija Ime e dashur, kur vullneti i një njeriu përplasetme Vullnetin e Zotit, dhimbje e madhe durohet nga të dy palët. Njeriut i ështëdhënë Dhurata e vullnetit të lirë nga Ati Im dhe, prandaj, ai është i lirë të bëjçfarë zgjedhjesh ai dëshiron në jetë dhe Zoti kurrë nuk do të ndërhyj në këtëDhuratë nga Qielli. Megjithatë, për ata që dëshirojnë të më shërbejnë Mua plotësisht,me qëllimin për të më ndihmuar Mua të shpëtoj shpirtrat e të tjerëve, dhe që madorëzojnë Mua vullnetin e tyre të lirë, do të jetë një udhëtim shumë i vështirëpër ata.
Kur ju më falni Mua vullnetin tuaj të lirë, për tëbërë çfarë është e nevojshme në shpëtimin e shpirtrave, vuajtja që ju do tëduroni do të jetë shumë e ashpër. Pasi vullneti juaj nuk do t’ju përkasi mëjuve, natyra njerëzore duke qënë ashtu si është, do të thotë se një konflikt dotë krijohet, midis vullnetit të lirë të njeriut dhe Vullnetit të Zotit. Shumënjerëz, që më duan Mua dhe që kërkojnë ta zbatojnë Vullnetin e Zotit në jetën etyre, gjithmonë do të mundohen. Me qëllimqë të përmbushi Vullnetin e Zotit, shpirti duhet t’i braktisi të gjithandjenjat e krenarisë dhe nevojën për të kënaqur dëshirat e tij personale. Jumund t’i shërbeni me të vërtetë vetëm Zotit, nëse ju besoni tek Ai plotësishtdhe i ofroni të gjitha sprovat dhe vuajtjet tuaja tek Ai për të mirën e tëgjithëve.
Kur njerëzit mirëdashës, që i shërbejnë Zotit dhe përpiqenta jetojnë jetën e tyre ashtu si Ai i udhëzon, dalin nga hiri i Zotit, atandjejnë turp. Të tmerruar që e kanë braktisur Zotin dhe e kanë fyer Atë përmesegoizmit, ndjenjës së vetë-rëndësisë apo arrogancës, atëherë ata e fshehinfytyrën e tyre nga Drita e Zotit. Kur ndriçohen nga e Vërteta, këta shpirtra,papritur dhe pa paralajmëruar, mund të fillojnë të dyshojnë besimin e tyre. Njëminutë ata e duan Zotin me gjithë zemrën e tyre dhe e ofrojnë veten plotësishtnë kujdesin e Tij dhe minutën tjetër ata e shkëpusin veten nga Burimi i Dritës.Është atëherë, kur personi, duke përdorur inteligjencën njerëzore, i tregonZotit se çfarë është ai i pregatitur të bëj, që t’i shërbej Zotit, dhe kjo do tëjetë zakonisht sipas termave të tij.
Kur ju ta shikoni se do të filloni tëdyshoni Zotin apo të humbisni besimin në Dashurinë e Tij apo Premtimin e Tij,atëherë ju duhet të recitoni këtë Fushatë Lutje, që do të njihet si Lutja eRikthimit
Fushata e Lutjes (137) Lutja e Rikthimit
O Zot I Gjithëpushtetshëm, O Hyji Më ILarti, më shiko mua, shërbëtorin Tënd të përulur, me dashuri dhe keqardhje nëZemrën Tënde. Më rikthe në Dritën Tënde.
Më ngri lart në Mirësinë Tënde. Më mbush meHirin, që të mund ta ofroj veten time tek Ty në shërbim të përulët dhe sipasVullnetit Tënd Më Të Shenjtë.
Më pastro nga mëkati i krenarisë dhe çdo gjëjeqë të fyen Ty dhe më ndihmo të dua Ty me një dëshirë të thellë dhe të përhershmepër të shërbyer Ty gjatë gjithë ditëve të mia përherë e përgjithmonë. Amin.
Ju lutem të mos harroni se është shumë elehtë të ktheni shpinën ndaj Zotit dhe duhet vetëm një njeri për ta hedhur dyshiminnë shpirtin tuaj mbi Mirësinë e Zotit dhe Mëshirën e Tij të Madhe për të gjithëfëmijët e Tij.
Kërkohet guxim dhe qëndrueshmëri e madhe për të qëndruarbesnikë ndaj Fjalës së Zotit, por pa kërkuar Hiret për t’i shërbyer Atij siduhet, ju nuk do të jeni në gjëndje ta bëni këtë vetëm.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: