e premte, 14 shkurt 2014 22:00
patience and love for persecutorsJesus always presentkey simplicityGift of The Holy Spiritcall to be faithfull to Jesuspersecution of ChristianityApostlesChurch - the Body of ChristhumilityThe Cup of Jesus' SufferingJesus' stay on EarthBija Ime e dashur, kur një njeri thotë se ai është iditur mbi shkencën, atij i duhet ta provoj këtë, me qëllim që ju ta besoni. Kurnjë mësues thotë se ai di shumë gjëra, ju do ta kuptoni se sa i mirë është ai nëseju mund të mësoni prej tij. Kur një njeri i Zotit thotë se ai di gjithçka rrethZotit, ai mund ta japi këtë informacion dhe ju do të jeni të ditur. Por, kur njënjeri i Zotit thotë se është i frymëzuar nga Shpirti I Shenjtë, ju do ta njihniatë vetëm prej fryteve që ai jep dhe jo prej njohurive që ai shpreh.
Kur Shpirti I Shenjtë është në Punë kjo do të japi shumë fryte, që do tëparaqiten si më poshtë:
Njerëzit që janë të tërhequr drejt Shpirtit tëShenjtë do të afrohen më pranë me Zotin. Ata do t’i duan të tjerët me një forcëmë të madhe se më parë. Ata do ta ndajnë dashurinë e tyre. Pastaj, ata do tëduan të kalojnë më shumë kohë në lutje, dhe në veçanti, ku ata do të luten përshpirtrat e të tjerëve, sesa për qëllimet e tyre.
Dashuria e Zotit do të bëhet më e thellë dhe mëpersonale. Dhe, ndërsa ata e lejojnë Shpirtin e Shenjtë t’i pushtoj, ata do tëndjejnë një dëshirë urgjente për ta dorëzuar veten e tyre plotësisht tekVullneti i Zotit. Ata që janë të frymëzuarnga Shpirti I Shenjtë nuk do të tregojnë urrejtje për ata që i përbuzin. Përkundrazi,ata do të përpiqen, përmes lutjes, të më kërkojnë Mua ta shpëtoj atë shpirt.
Dashuria e Zotit mund ta depërtoj shpirtin vetëmprej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. Shpirti gjithmonë do të ndjej paqe dhe qetësi,pavarësisht nga vuajtja që në mënyrë të pa-evitueshme do t’ju duhet të durojnë,sa më të afërt ata bëhen për Mua, Jezusin e tyre.
Unë nuk i ndaj njerëzit. Unë i tërheq tëbekuarit – ata me mjaft dashuri, të lindur nga një ndjenjë e thellë e përulësisëpër Zotin – në Zemrën Time të Shenjtë.
Kur ata banojnë brënda Meje, dëshira e tyre e vetme ështëqë të më sjellin Mua shpirtra. Kur ata me të vërtetë bëhen të Mitë, të bashkuarme Mua, ata do të jenë tema e urrejtjes. Urrejtja e treguar ndaj tyre nuk do tëketë rëndësi për ata, sepse ata nuk do të më braktisin Mua, nëse dashuria etyre për Mua është mjaft e fortë. Ata mund të rrëzohen, herë pas here, sepse dotë jenë shënjestra e tiranisë. Ata do ta ndjejnë dhimbjen e refuzimit – ashtusi Unë e ndjej. Ata do të tallen, qortohen dhe do të quhen të marrë – ashtu siIsha Unë. Ata do të ndjejnë një barrë të rëndë për shkak të mënyrës që do të përbuzen– ashtu si Isha Unë.
Njohuritë dhe mënçuria e tyre, e dhënë nga ShpirtiI Shenjtë – do të kundërshtohen egërsisht dhe prapë, çfarë ata thonë në EmrinTim, do të mbetet e gdhëndur në kujtesën e të gjithë atyre me të cilët ata vijnënë kontakt.
Prandaj, dishepujt e Mi të dashur, mendoni për Mua, ndërsa Unë eci mesjush. Ju mund të mos më shikoni Mua, të më prekni Mua apo të vështroni Dritën eFytyrës Sime, por dijeni se Unë Jam me ju, ashtu si Unë Isha kur erdha në Tokëme dishepujt e Mi të dashur. Unë nuk kërkoj inteligjentët, të diturit apo më tëlartët e shoqërisë – edhe pse Unë i mirëpres ata dhe i përqafoj, si Unë bëj metë gjithë fëmijët e Zotit. Unë nuk kërkoj miratimin e të mësuarit, të lartësuaritmes jush, liderat e vëndeve apo kishave tuaja. Unë nuk kërkoj vulën emiratimit, që njeriu me kaq zell e dëshiron. Përkundrazi,
Unë kërkoj të butët, tëpërulurit dhe ata që kujdesen vetëm për mirëqënien e të tjerëve, mbi nevojat etyre vetjake. Këta janë shpirtrat që janë të bekuar nga Dora Ime. Dashuria etyre për të tjerët pasqyron Vetë Dashurinë Time. Ata e pranojnë vuajtjen ashtusi Unë dhe ajo është me pak rëndësi për ata. Këta njerëz janë shtylla e Krishtërimitdhe Shpirti I Shenjtë është i gdhëndur në shpirtrat e tyre, për të mirën e tëgjithë fëmijve të Zotit.
Kurrë të mos ju vij turp për Dhuratën e Shpirtit tëShenjtë. Vuani në heshtje kur të mundoheni, të pësoni forma të ndyra mizorie, tëpërgojoheni, të abuzoheni apo të talleni në Emrin Tim, sepse kur ju qëndroni mekokën e ulur, djalli dhe të gjithë ata shpirtra fatkeqë që ai përdor për t’jutorturuar, do të dështojnë në përpjekjet e tyre për t’ju larguar nga Unë.
Ngrihuni në këmbë dhe deklaroni besnikërinë tuajndaj Meje me një lehtësi në zemër dhe me pastërtinë e shpirtit dhe Unë do t’jubekoj me Dhuratën e Paqes dhe Qetësisë.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: