Jesus2Me top graphics
It is because I love you that I must be firm and lead you to the Truth.

Nëna e Shpëtimit: Kjo është koha kur shpirtrat do të duhet të durojnë dhimbjen e Purgatorit në Tokë

e enjte, 13 shkurt 2014 13:43

preparations to the Last Daypurificationprayer in the Gardenwhy punishments?Purgatoryto unbelievers

Fëmija im i dashur, përse shqetësohesh për vështirësitëme të cilat duhet të përballesh përditë në këtë Mision? A nuk e di se e GjithëFuqia shtrihet në Duart e Atit Tim, Hyjit Më Të Lartit?

Kur pastrimi përfundimtar të durohet nga njerëzimi, ai mund të jetë i pakëndshëm,por pa atë shpirtrat nuk do të ishin pastruar. Kjo është koha kur shpirtrat dotë duhet të durojnë dhimbjen e Purgatorit në Tokë. Vetëm ata që janë tëpastruar dhe me shpirtra të pastër mund të hyjnë në Parajsën e Re e cila ështëMbretëria e Zotit. Prandaj

në vënd që të trëmbeni, unë ju këshilloj tapranoni Ndërhyrjen e Zotit në botë. Dorëzojuni ndaj asaj çka duhet të jetë, çkaduhet të ndodhi dhe çfarëdo veprimesh kërkohen për t’ju mbrojtur të gjithëve junga ligësia dhe padrejtësitë, që do të bien mbi rracën njerëzore nga ata besnikëriae vetme e të cilëve është ndaj vetes së tyre dhe atyre që janë agjentë tëSatanait.

Është dëshira e Birit tim që të bashkoj në fillim të gjithë ata shpirtratë pafajshëm që nuk besojnë në Zot. Biri im e di se ata që e duan Zotin, por qëmund të mos e pranojnë Atë, do të kthehen tek Ai me kalimin e kohës. Ai kabesim tek ata që me të vërtetë e duan Atë, por që e refuzojnë Ndërhyrjen e Tijpërmes këtyre Mesazheve Hyjnore, se edhe ata gjithashtu do të vijnë dukevrapuar drejt Tij.

Janë ata që nuk e njohin Atë dhe ata që refuzojnëta pranojnë se Kush Ai Është, që Ai shqetësohet më shumë. Prandaj gjithmonë takujtosh se këta shpirtra të humbur do të jenë shpirtrat e parë, që Biri im i dëshironmë tepër. Këta janë njerëzit që e lëndojnë Atë më shumë; që i shkaktojnë Atijdhimbje dhe vuajtje të tmerrshme dhe që ishin shkaku i Lotëve të Tij të Gjakut,kur Ai duronte Agoninë në Kopësht.

Ndëshkimet janë dërguar, jo kryesisht si dënime për mëkatet e njerëzimit,por si një mjet për ta bërë njerëzimin më të vetëdijshëm dhe për ta sjellë nëgjunjë me përulësi.

Kur njeriu të pastrohet nga arroganca e tij, ngabesimi në madhështinë e tij dhe në besimin e gabuar se fuqia e tij është më emadhe se e Zotit, vetëm atëherë përmes një pastrimi të tillë mund të bëhet ai idenjë të qëndroj para Zotit.

Një person që është në mëkat mortor dhe që refuzontë tregoj keqardhje kurrë nuk do të jetë në gjëndje të duroj dhimbjen e Dritëssë Zotit. Prandaj, ajo është një Vepër e Mëshirës që Zoti ndërhyn, me qëllim qëZoti ta pregatisi atë shpirt, që edhe ai të mund të marri pjesë në Lavdinë eZotit. Është prej Dashurisë së Zotit dhe Bujarisë së Tij, që Ai do t’i lejoj këtokohë të vështira, që tashmë kanë filluar të ndodhin. Jo sepse Ai dëshironthjesht të ndëshkoj fëmijët e Tij për ligësinë e tyre, por për të siguruar qëata të bëhen të vlefshëm për Jetën e Përjetshme.

Nëna juaj e dashur

Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal në anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara