e diel, 9 shkurt 2014 19:00
Volume 4ingratitude of manGod the Father offers His Son Jesustrial in faithGod and his childrenlove to sinner and condemnation fo sinthe Book of TruthAdam and EveNew Paradiseabout this Missionfree willGod's LoveGod's PowerBija Ime e dashur, nuk ka asgjë që Unë nuk do të bëjapër fëmijët e Mi. Asnjë sakrificë nuk është tepër e lartë.
Unë e ul Veten Time me qëllim që ta vendos ZemrënTime tek këmbët e tyre dhe prapë ata vazhdojnë ta shkelin atë. Unë e përulVeten Time duke ju bërë atyre thirrje përmes këtyre Mesazheve dhe ata më tallindhe më përqeshin Mua.
Unë i lejova ata ta godisnin me kamzhik dhe ta vrisninBirin Tim dhe ata e nënvlerësojnë Sakrificën e Madhe që Unë bëra për ata, për t’judhënë jetë dhe liri nga skllavëria prej të ligut.
Unë ju lutem atyre t’i ndryshojnë sjelljet e tyredhe ata më shpërfillin Mua. Unë dërgoj shpirtra të zgjedhur për të folur me atadhe për të shpallur Fjalën Time dhe ata i pështyjnë në fytyrë.
Unë dërgoj ndëshkime mbi ata dhe ata nuk mësojnëprej tyre. Përkundrazi, ata deklarojnë se ato ishin kryesisht një ndryshim fatidhe nuk kishin të bënin fare me Mua.
Unë ju dërgoj atyre Dashurinë Time, përmes Dhuratave të mbrekullueshme tëdhëna vizionarëve, parashikuesve, shenjtorëve dhe profetëve dhe vetëm pak prejtyre i përdorën ato.
Kushtojini vëmëndje Fjalëve të Mia tani, Libri i tëVërtetës është Dhurata më e madhe e dhënë botës nga Unë, që kur Unë dërgovaBirin Tim të vetëm për t’ju shpenguar. Unë e dhuroj këtë Dhuratë të Çmuar me qëllimqë ajo t’i hapi zemrat tuaja, t’i çliroj shpirtrat tuaj nga lidhja që ato kanëme tundimet e të ligut dhe për t’ju ndihmuar të pregatiteni për MbretërinëTime.
Ndërhyrja Ime e Fuqishme në këtë kohë do tëthotë se shpjetësia me të cilën Fjala Ime do të përhapet, që sot e tutje, do tëtrondisi dhe habisi shumë veta. Kur të dëgjoni Fjalën Time, të flitet në çdogjuhë, kur është përfshirë fare pak organizim nga dora e njeriut, do t’ju jepetprova e Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë.
Unë do të bëj të sigurtë që Puna Ime vazhdon. Unëdo t’i shkel të gjithë ata që përpiqen të ndalojnë Dorën Time. Unë do t’i shtyjtutje ata që janë të udhëzuar nga shpirti i keq dhe do ta shurdhoj tingullin ezërave të tyre të turpshëm.
Unë, me goditjen e Dorës Sime, do të hesht ata që përpiqentë më ndalojnë Mua, kur Unë vetëm dëshiroj të shpëtoj çdo shpirt të vetëm. UnëJam i vendosur të mos lejoj që kjo Punë të shpërfillet, sepse menjëherë sa Unëe jap Autoritetin Tim drejt një Misioni, të tillë si ky, ju mund të jeni tësigurtë se fuqia e njeriut është asgjë në krahasim me atë.
Qetësohuni, fëmij të dashur, dhe besoni tek Unë,Atin tuaj të dashur. Dashuria Ime është kaq e madhe sa nuk mund të dobësohet,pavarësisht se sa rëndë keni mëkatuar ju. Unë Jam duke i lejuar këto sprova,vuajtje dhe plane djallëzore për të fshirë të gjitha gjurmët e Birit Tim, porvetëm për një kohë të shkurtër.
Kurrë mos u trëmbni nga Planet e Mia, sepse ato e kanë një qëllim dhe ai ështëqë të fshij gjithë ligësinë dhe t’ju sjelli të gjithëve ju një jetë të Lavdisë,sipas Vullnetit Tim të Shenjtë. Ju keni shumë për të pritur përpara.
Gjithçka që Unë ju kërkojështë që të luteni dhe të ndiqni gjithçka që Unë ju kam dhënë, në këtë kohë, përmesMisionit Tim të Shenjtë për t’ju sjellë të gjithëve ju Dhuratën e çmuar përfundimtareqë Unë e kam krijuar për ju në Qiellin e Ri dhe Tokën e Re - Parajsën Time të Re – ashtu si duhej të ishtekur Unë krijova Adamin dhe Evën.
Gjithmontë ta kujtoni Dashurinë Time për të gjithëju, kur ndjeheni të dobët dhe të pambrojtur, sepse ajo është aq e madhe sa ështëpërtej imagjinatës suaj.
Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti
Mesazhi origjinal në anglisht: