e premte, 7 shkurt 2014 23:38
Volume 4billions of conversions Jesus always presentwhat is the WariningGift od Salvationhelp from Jesusask for conversionto unbelieversBija Ime e dashur, ndërsaMesazhet e Mia përhapen dhe nxisin nevojën për të inkurajuar shumë veta tëkthehen tek Unë, shumë mbrekulli do të dëshmohen.
Jo-besimtarët,ata të çdo besimi dhe ata që e kanë larguar veten nga Unë për shkak të jetës tëtyre mëkatare, do të kthehen.
Këtë Unë ja u premtoj. Njerëzit që i kanë sytë embyllura do t’i hapin ato. Ata me urrejtje në zemrat e tyre do të derdhin lotëgëzimi kur pesha e barrës së tyre të hiqet. Njeriu që nuk më njeh Mua fare do tëmë njohi. Sa shumë do të vijnë dhe do të më kërkojnë Mua dhe Prania e Shpirtittë Shenjtë do të ndjehet nga shumë, kur ata përfundimisht ta pranojnë se Unëkam ndërhyrë për t’i shpëtuar ata nga gjithë të këqijat.
Bija Ime, të lutem t’i qetësosh të gjithë ata qëndjehen të trishtuar për mënyrën në të cilën Egzistenca Ime në botë po mohohet.Tregoju atyre se, edhe pse çdo gjurmë e Imja do të fshihet, me Hirin e Zotit,Unë do të vazhdoj të ndriçoj shpirtrat e atyre që më thërrasin Mua. Unë kurrënuk do t’i braktis të Mitë. Unë kurrë nuk do t’i shpërfill ata që janë tëvetmuar, të trishtuar, të trëmbur dhe të pasigurtë nëse Zoti Egziston apo jo.Por thjeshtë duke e lënë krenarinë e tyre mënjanë dhe duke më kërkuar Mua njëshenjë të Pranisë Sime, Unë do t’ju përgjigjem atyre. Kurrë më parë Unë nuk kam ndërhyrë tek kaq shumë, sa e bëj tani. Ështëprej Dëshirës Sime për të shpëtuar gjithë njerëzimin, që Unë do t’i përshkojzemrat e atyre që, deri tani, më kanë mohuar Mua, kur dhe nëse ata më thërrasinMua.
Unë pres përgjigjen tuaj. Unë pres për dashurinëdhe gëzimin, me të cilat Unë do t’i mbush zemrat dhe shpirtrat tuaj, nëmomentin e bashkimit, sepse kjo është edhe ëmbëlsia e kthimit tuaj. Kjo do tëjetë koha kur ju e hapni shpirtin tuaj dhe e lejoni Dritën e Zotit t’ju sjelliDhuratën më të madhe që ju mund ta imagjinoni ndonjëherë – Dhuratën e Jetës sëPërjetshme.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: