e hënë, 3 shkurt 2014 21:00
to solders of the Remnant Army movies industrycult of Satansexual immoralitydivision amongst Christiansto satanistschanges in buildings of churchesdesiremusic industrycommitement of your soul to the devilprayer for mercyfaithfulness to the faithdesecration of the Eucharistocult symbolslove to neighboursNew World Religionto clergychastisement from Godcommitement to Jesussatanic symbol of the devil the goathelp for the needyBija Ime e dashur, ju do t’i njihni dishepujt e Mi,jo vetëm nga besimi i tyre, por nga punët e tyre. Nuk ka asnjë vlerë të thonise ju më doni Mua, nëse ju nuk e jetoni besimin tuaj përmes mendimeve, fjalëvedhe veprimeve tuaja. Është vetëm prej fryteve që ju jepni, që ju me të vërtetëmund të thoni se jeni një dishepull i Imi i devotshëm. Kur ju thoni se më doniMua, ju nuk mund të refuzoni ata që ju kërkojnë ndihmë – ata që janë në nevojëurgjente për ngushëllim. Ju nukshmangeni së ndihmuar të tjerët, që janë të persekutuar apo që janë në dhimbje,nëse ju jeni me të vërtetë të Mitë. Ju nuk flisni keq apo me ligësi për njëshpirt tjetër, nëse jeni besnik ndaj Mësimeve të Mia.
Nga ana tjetër, ju do të jeni në gjëndje t’iidentifikoni qartë ata që më nderojnë Mua, prej fryteve që ata japin. Ata kurrënuk do të kenë frikë të shpallin Fjalën e Vërtetë të Zotit. Ata gjithmonë do tëflasin të Vërtetën; ata kurrë nuk do të flasin keq për një tjetër dhe do të jenëtë parët të sjellin ngushëllim tek të sëmurët, nevojtarët dhe ata që kërkojnë tëVërtetën. Ata gjithmonë do t’i vënë nevojat e të tjerëve para nevojave të tyre;do të tregojnë durim kur të kundërshtohen në Emrin Tim të Shenjtë dhe do të qëndrojnëtë heshtur kur të vuajnë persekutim, për shkak të besnikërisë së tyre ndajMeje. Ata gjithmonë do të luten për shpirtrat e të tjerëve dhe do të lypin Mëshirëpër mbarë njerëzimin. Prandaj kur Unë gjej ngushëllim të madh dhe kënaqem tek këtashpirtra, Unë kam vetëm dëshirë t’i sjell ata që janë mbuluar nga velloja emashtrimit, e shkaktuar nga influenca e Satanait në jetën e tyre, tek MëshiraIme.
Ndërsa Unë pres Ditën e Madhe, kur Unë do tëdeklaroj Fronin Tim, Unë duhet të duroj dhimbjen duke parë bishën, Satanain, tëulur mbi fronin e tij, me krahët e shtrirë me fodullëk, këmbët e hapura, me kokëne bricjapit, kur të zhytet në adhurimin që i jepet pa kufi nga ata që ai i ka vënënë kurth. Bricjapi është një simbol i infektimit të tij, ku ai gllabëron trupindhe shpirtin e gjithkujt që ai zapton, përmes mëkatit të imoralitetit seksual.Qëllimi i tij i parë është që ta shkatërroj trupin njerëzor duke e inkurajuarshpirtin ta poshtëroj veten në çdo mënyrë, përmes shqisave. Influenca e tij ështëngado dhe simboli i bricjapit dhe brirëvetë tij do të jetë e dukshme në çdo veprim. Arroganca e tij shpejt do të shihetpërmes simboleve që ai inkurajon ndjekësit e tij të shfaqin, për të demonstruarbesnikërinë e tyre ndaj tij, në çdo fushë të jetës.
Ndërsa numri i atyre që ndjekin Satanain rritet,ata do të shkojnë deri aty sa ta deklarojnë publikisht adhurimin e tyre ndajdjallit dhe kushdo që beson se kjo është e dëmshme do të ishte me mënd tëndalonte tani. Ata duhet të më lypin Mua, Jezu Krishtin, t’i ndihmoj ata ta kapërcejnëforcën e djallit, që do të ushtrohet në botë për shkak të fuqisë që Satanai dotë tregoj në këto kohë.
Për çdo veprim mosbindje kundrejt Kishës Sime, Ati Im do t’i ndëshkojfajtorët. Për çdo veprim shkatërrues që ata do të kryejnë brënda Tempujve tëShenjtë të Zotit, ata do të vuajnë shumë. Por
në ditën kur ata të përdhosinTrupin Tim, Eukaristinë e Shenjtë, një ndëshkim i madh, si ai që kurrë nuk ështëparë ndonjëherë, do të bier mbi armiqtë e Mi.
Unë i bëjthirrje të gjithë atyre që besojnë tek Unë, Jezu Krishti i tyre i dashur, tëjenë të vetëdijshëm për paturpësinë më të madhe që po planifikohet në këtë kohëpër të shkatërruar fëmijët e Zotit.
Plani djallëzor për të joshur shpirtrat të mohojnëZotin, duke e shitur veten në trup dhe në shpirt tek bisha, është duke uorkestruar me dinakëri, përmes botës së muzikës së rrokut, filmave, politikësdhe fesë.
Koha ka ardhur që infektimi të bëhet i njohur nëbotë, nga brënda Tempullit të Zotit. Edhe pse shumë njerëz do ta refuzonin njëpaturpësi të tillë – po tu tregohej atyre haptazi – e vërteta është se shumëprej tyre nuk do të jenë më të ditur. Por kursimbolet satanike të vendosen bënda kishave, ata do të ushtrojnë një forcë mbitë pafajshmit dhe pa lutjet, sakrificat dhe vuajtet tuaja, ata do të merren ngaUnë.
Kur koha të vij, në të ardhmen, këta shpirtra nukdo t’i besojnë ata prej jush që e dinë të Vërtetën. Por, kur bërthama e Pranisë së Zotit të sulmohet, përmes Kishës së Tij nëTokë, efektet do të ndjehen në mbarë Tokën. Atëherë Drita e Zotit do të dobësohet,sepse Prania e Zotit do të shuhet. Vetëm errësira do të mbizotëroj.
Unë ju kërkoj, shërbëtorëve të Mi besnikë, të bënidetyrën tuaj dhe të qëndroni vigjëlentë për të gjitha gjërat që ju janëtreguar. Për shërbëtorët e Mi të bekuar, që së shpejti do ta kuptojnë qartë seçfarë po ndodh para syve tuaj, Unë ju them këtë. Do të jetë sipas Urdhërit Timqë Unë do t’ju udhëzoj të kryeni detyrat tuaja të shenjta për të shpëtuar sa mëshumë shpirtra të mundeni, duke qëndruar besnikë ndaj Fjalës Sime dhe dukeushqyer Tufën Time, deri kur Unë ta shfaq Veten në Ditën e Madhe.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: