Jesus2Me top graphics
I love you, children.

Unë duhet të ndërhyj për të shpëtuar njerëzimin nga vetë shkatërrimi, para Ditës së Madhe të Zotit

e mërkurë, 29 janar 2014 15:00

Volume 4sexual immoralityno reaction for evilfaithfulness to Truthgood as an evilimmoralityviolenceegoismhatredwarning of the Hellpromiscuity

Bija Ime e dashur, mos qani për veten tuaj, por përMua, Jezusin tuaj, i Cili loton dhe vuan për shkak të shpejtësisë me të cilënrraca njerëzore po bie në jetën e korruptuar dhe mëkatare.

Për arsyen se Fjala Ime është refuzuar nga kaq shumë,për një kohë të gjatë, sa shumë njerëz nuk kanë asnjë drejtim apo të dinë kurvjen puna për zgjedhjet që ata bëjnë në jetën e tyre. Shpirtrat, që janëshmangur shumë larg nga e Vërteta, kanë vetëm dëshirat dhe egoizmin e tyre përt’i drejtuar. Vetë-pëlqimi, imoraliteti seksual, vetë-kënaqësia dhe kërkimi i tëmirave materiale, kanë shkaktuar trazira në shpirtrat e tyre. Asgjë nuk munddhe nuk do t’i kënaqi ata. Kur ata kanë arritur thellësitë e mëkatit, atëherëata kërkojnë, me shumë entuziazëm, shpirtrat e të tjerëve për t’i ngatërruar.Kjo është për arsyen se Satanai i ka pushtuar shpirtrat e tyre në atë shkallësa ai i përdor ata për të joshur shpirtrat e tjerë drejt kurthit të tij djallëzor.

Moraliteti i njerëzimit është zhytur nëthellësi të tilla sa ky shpirt i keq por gllabëron miljona shpirtra për ditë.

Oh sa rritet Dhimbja Ime dhe sa shumë punë kërkohetpër ta shkulur këtë infektim nga rrënjët.

Do të vij një kohë kurvetëm një të tretës së rracës njerëzore do t’i jepet Hiri për të dalluarndryshimin mes të mirës dhe të ligës.

Ata që e mirëpresin të ligun, në çdo lloj forme, do ta paraqesin atësikur të ishte një gjë e mirë.

Së shpejti, do të duhet një njeri shumë iguximshëm që të flasi hapur dhe të deklaroj se; “Kjo është e gabuar” pa utrajtuar si djall apo të përbuzet, për atë që do të shihet si një shprehje epaarsyeshme.

Oh sa do të fundosen fëmijët e Zotit. Shpirtrat mezemrat e ngurta, me një urrejtje për të tjerët, me një mungesë dhembshurie, melakminë dhe joshjen për dhunë, do të shtohen në numër. Ata do të admirohen nëbotë, kur dekada më parë ata ishin për t’u patur frikë. Prandaj dhe Unë duhet tëndërhyj për të shpëtuar njerëzimin nga vetë shkatërrimi, para Ditës së Madhe tëZotit.

Plani i Satanait është të shkatërroj sa mëshumë shpirtra të jetë e mundur. Plani Im është ta ndaloj këtë infektim dhe Unënuk do të hezitoj të jap shenjat, që nevojiten për t’ju zgjuar ndaj Dashurisë sëZotit dhe për nevojën për t’u pregatitur si duhet për botën që vjen.

Kurrë mos e refuzoni Dorën e Zotit. Kurrë mos e shpërfillniFjalën e Zotit, sepse pa këto gjëra ju jeni asgjë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara