Jesus2Me top graphics
I warn you only because I love you. Were it not for My Love, I would cast the human race into the wilderness, so ungrateful are their souls.

Hyji Atë: Unë kam pritur me durim për një kohë shumë të gjatë për t’i mbledhur fëmijët e Mi përsëri në Vullnetin Tim Të Shenjtë

e hënë, 27 janar 2014 17:18

Volume 4God the Father, CreatorGod and his childrendo not be afraidabout this MissionGod's Love

Më e dashura bija Ime, sa shumë ti trëmbesh kur është kaq e panevojshme.

Kur Unë i jap botës njëDhuratë të kësaj shkalle, ajo bëhet prej ndjenjës së detyrës, që del prej Dashurisë Simetë Madhe për të gjithë fëmijët e Mi.

Unë ju paralajmëroj për t’ju mbrojtur të gjithëveju. Unë ju tregoj pjesë të Vetes Sime nëçdo Mesazh të vetëm që Unë të jap ty për botën. Tek ty, bija Ime, Unëtregoj dëshirën Time të madhe për t’u afruar me fëmijët e Mi. Unë ju tregojDhembshurinë Time, Gëzimin Tim, Mosaprovimin Tim, Zemërimin Tim, Dashurinë Timedhe Mëshirën Time. Përse atëherë, kur Unë përpiqem t’ju arrij kështu, ju kenifrikë nga Unë? Ju kurrë nuk duhet të keni frikë nga një Atë I Cili i do tëgjithë fëmijët e Tij dhe në veçanti mëkatarët, që e kundërshtojnë hapur çdoLigjj të dhënë ty nga Unë për të sjellë Njerëzimin në Mirësinë Time.

Fëmijë, qëndroni gati për të pranuar Mëshirën Time të Madhe. Hapinizemrat tuaja për të më mirëpritur Mua, Atin tuaj të dashur. Pregatituni për tëmë përshëndetur Mua dhe për të më thirrur Mua çdo herë që frika i mbërthenmendimet tuaja, kur ju përpiqeni t’i kuptoni këto Mesazhe.

Këto Mesazhe janë tëvetmet. Ato i tregohen botës prej Trinisë së Shenjtë. Ato konsiderohen nga Unëtë jenë Misioni më i rëndësishëm në Tokë që nga koha kur Unë dërgova Birin Timtë Vetëm për t’ju shpenguar ju.

Kjo, Fjala Ime, duhet të pranohet me një zemërbujare dhe mirënjohëse. Mirëpritini Fjalët e Mia. Të jeni të kënaqur me dijense gjithçka që Është, mbetet dhe gjithmonë do të mbetet brënda Urdhërit Tim. UnëJam gjithçka që është dhe që do të jetë. Të gjitha vendimet, si për të ardhmene njerëzimit dhe fatin e botës që do të vij, qëndrojnë me Mua. Unë kurrë nuk dot’ju trëmbja ju qëllimisht, fëmijë. Çfarë Unë do të bëj është t’ju pregatis jupër Mbretërinë Time të Re, me qëllim që ju të jeni të denjë të hyni në të – kure gjithë dhimbja dhe dëshpërimi nuk do të jenë më.

Të jeni të qetë, fëmijët e Mi të bukur dhe të dëshirueshëm.Ju jeni gjithçka për Mua. Unë përfshij këtu të gjithë ju. Të gjithë mëkatarët.Të gjithë ata që nuk do të më njohin Mua. Të gjithë ata që e adhurojnëSatanain. Të gjithë fëmijët e Mi besnikë. Ata shpirtrat e të cilëve janë rrëmbyer.Ju më përkisni vetëm Mua. Unë nuk do të lejoj asnjë shpirt të shpërfillet në këtë,përpjekjen Time të fundit, për ta pregatitur botën për Ardhjen e Dytë të BiritTim të Dashur.

As edhe njëprej jush nuk do të mbetet i paprekur nga Dora Ime e Mëshirës.

Më lejoni Mua t’i hapzemrat tuaja që të bekoheni nga Dora Ime.

Më thoni Mua “Ati më i dashur, kape dhepreje trupin dhe shpirtin tim me Dorën Tënde të Mëshirës. Amin.” Unë do t’i përgjigjemmenjëherë thirrjes suaj.

Shkoni, të vegjëlit e Mi, dhe të jeni të qetë,sepse Ndërhyrja Ime do të jetë hiri i shpëtimit tuaj, pavarësisht se sa e vështirëdo të jetë koha që do të vij. Unë do të jem duke pritur për të hapur Derëndrejt Parajsës Sime të Re me Dashuri në Zemrën Time, ndërsa Unë ju bëj thirrjetë vini tek Unë, Ati juaj.

Unë kam pritur me durim për një kohë shumë të gjatëpër të mbledhur fëmijët e Mi, përsëri në Vullnetin Tim të Shenjtë. Ajo ditë ështëafër dhe Zemra Ime gëzon në pritje të momentit kur njeriu të kthehet në vëndine tij të duhur pranë Meje. 

Ati juaj i Dashur

Hyji Më I Larti

Mesazhi origjinal në anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara