Jesus2Me top graphics
How I love you all and how I yearn for your souls.

Ditët e Papa Benediktit janë tashmë të numëruara

e mërkurë, 1 qershor 2011 11:00

Vaticanask and you will be giventimetablefamilyhatred to this MissionadorationBenedict XVIfight against this Missionprayer for discermentsacramentsabout this MissionGod's Love

BijaIme fort e dashur, ti sapo je vënë në sprovë përsëri, në Emrin Tim Më tëShenjtë, që të devijoje nga e Vërteta. Kjo do të jetë një ndodhi e zakonshme,sepse për as edhe një ditë mashtruesi nuk do të ndalojë të të sprovojë dhe tëlargojë nga kjo Punë, duke vënë dyshime në mendjen tënde.

Pope Benedict XVI

Tinuk duhet t’i shikosh mesazhet e vizionarëve të tjerë, apo të dëgjosh ndonjëperson tjetër që pohon se vjen në Emrin Tim, nëse ata të japin ty një mesazh, icili është në kundërshtim me Fjalën që ti merr nga Unë.

Profecitëe Mia po të komunikohen ty me saktësi, bija Ime. Satani do të vazhdojë tëshkaktojë dëm dhe të të lëndojë kur ti më pak e pret. Prandaj bëj kujdes gjatëgjithë kohës. Ditët e Zëdhënësit Tim të dashur janë tani tënumëruara. Ai do ta ketë lënë Vatikanin përpara seParalajmërimi të ndodhë. Ki besim tek Unë. Të më bindesh Mua. Ti tanipo përparon mirë. Por kurrë mos i hiq sytë nga Unë.

Megjithatë,mos ki frikë ta bësh jetën ashtu si ti do ta bëje normalisht, për sa kohë qëlutja dhe përkushtimi ndaj Meje është një pjesë përbërëse dhe e rëndësishme.Unë do të siguroj që ti të mos jesh vetëm në këtë Punë prej tani e tutje dhe sevetëm ata që janë duke u drejtuar nga Unë do të kenë ndonjë influencë mbigjykimin tënd.

Mëbeso Mua kur them, Satani nuk do t’i sabotojë Fjalët e Mia, asedhe nuk do t’i infektojë këto Mesazhe që ti i merr nga Unë. Kjo nuk do tëndodhë në këtë rast, sepse ky Mision është suprem dhe çdo mbrojtje po tëofrohet ty, bija Ime. Nëse ndonjëherë shqetësohesh për ndonjë Mesazh, thjeshtma kërko Mua përgjigjen dhe ajo do të jepet. Mos pyet njeri tjetër përpikëpamjet e tyre, sepse ata nuk janë të kualifikuar për të komentuar mbiFjalën Time Hyjnore.

Kurrëmos u përfshij me mesazhet e vizionarëve të tjerë. Kjo është shumë erëndësishme, sepse do ta dëmtojë Punën tënde.

Portani ti e di se Unë, Shpëtimtari yt dhe Mbreti i Njerëzimit, Jam në Fuqi. Asnjënjeri nuk duhet ta njollosë Fjalën Time. Asnjëherë. Të jesh mirënjohëse që potë ofrohet Dhurata e profecisë dhe m’u bind Mua në çdo kohë. Kurrë mos mëofendo Mua duke dyshuar. Këto kohë tashmë kanë kaluar. Më kërko Mua me përulësinë zemër dhe në shpirtin tënd. Qëndro e heshtur kur Fjala Ime vihet në lojë,sulmohet, mohohet, kundërshtohet dhe vihet në pyetje, sepse nuk varet nga ti qëtë përgjigjesh për Mua. Ti do të mësosh kaq shumë nga Unë, bija Ime, nëse do tëulesh dhe do të më dëgjosh Mua. Unë e mbush mendjen tënde me Dhuratën e dijes.Pranoje këtë Dhuratë. Mos dysho. Gëzohu me Mua.

Kyështë një Mision shumë i rëndësishëm, ndryshe nga ndonjëri që Unë i kam sjellënjerëzimit që nga profetët e hershëm.

Dotë kërkohet forcë nga ana jote, në terma njerëzorë. Çfarë është e rëndësishmetani është që thjesht të komunikosh me Mua përmes lutjes, Adhurimit dheSakramenteve të Bekuara. Gjithçka tjetër duhet të lihet jashtë kësaj. Familjajote është shumë e rëndësishme gjatë gjithë kohës. Gjithçka tjetër jashtëkëtyre dy gjërave bie në një kategori shumë më të ulët.

Përpiqutë qetësohesh dhe ta ndjesh Dashurinë Time. Mos harxho kohë të vlefshme duke umerakosur. Thjesht bashkohu me Mua plotësisht dhe ti do të jesh e mbrojtur ngae keqja. Unë të dua ty, bija Ime, dhe Unë kam besim tek ti.

Shpëtimtari dheMësuesi juaj i devotshëm

Jezu Krishti


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara