Jesus2Me top graphics
Learn to listen to My Voice. Let it touch your soul and be thankful that I give you this Gift of My intimate Teachings and desires. I do this out of compassion for you and because I love you.

Të gjithëve ju është dhënë e Vërteta, por shumë prej jush e kanë harruar atë. Ajo ju mërzit. Ajo është tepër shqetësuese

e diel, 29 dhjetor 2013 19:48

Volume 4invocation of ghoststemporal matters more important than eternitymagicprayer for those lukewarm in their faithto those lukewarm in their faithevolutionbetrayal of Jesusfaithfulness to TruthsatanismHellcarefree livecommitement of your soul to the devilthe Book of Truthworld of pleasureoccultismPurgatorypaganismBibleconversionidolatryother propheciessacramentsphariseespridefalse doctrineGod's Law does not come from manGod's PlanGod's Commandments

Bija Ime e dashur, kur Unë i zbulova sekretet e Librit të së Vërtetës, që nga fillimi, Unëtë thashë se Libri ju është treguar profetëve – një total prej tre vetash – qëpërfaqësonin Trininë Më Të Shenjtë. Unë nuk ju tregoj këto gjëra për t’jufrikësuar. Unë ju tregoj këto fakte, që të besoni plotësisht tek Unë.

Bija Ime,Plani i Atit Tim për të përhapur konvertimin filloi që nga momenti që filloi kyMision.

Kykonvertim, në një kohë të përçarjes së madhe, mungesës së interesit dhe indiferencëssë turpshme ndaj Fjalës së Zotit, është shumë i nevojshëm. Fëmijëve të Zotit judha e Vërteta në Librin Më Të Shenjtë, por shumë prej asaj që përmbahet brëndasaj ka fare pak ndikim mbi njerëzit në botë sot. Si është e mundur? Shumë janëtë dhënë pas argëtimit, kënaqen lehtë dhe të shpejtë për të kapur gjithçka që ikënaq. Madje edhe e Vërteta e Krijimit të njeriut është mohuar. Në të kundërt,ata e zëvendësojnë të Vërtetën me besime qesharake në shumë zota të rremë tëkrijuar prej tyre. Praktikat e tyre të magjisë dhe lojrat djallëzore në kultekanë tërhequr vëmëndjen e shumë vetave dhe e kanë nxitur imagjinatën e atyreduke kërkuar sensualizëm në jetën e tyre.

Pastaj janë ata që e abuzojnë njohurinë e tyre tëbotës shpirtërore dhe që i kanë bërë shumë shpirtra të largohen nga Unë. Për tëfuqizuar veten e tyre me dhurata shpirtërore, këta shpirtra të gjorë e ftojnëshpirtin e lig, kur ata thërresin shpirtrat e atyre që kanë hyrë në Ferr. Këtashpirtra vetëm do t’i tërheqin ata në një rrjet nga e cila kurrë nuk do tëzgidhen. Ata që eksperimentojnë në praktika të epokës së re, magjitë, kartattarro dhe kontakte me shpirtrat do të jenë shkaku i vuajtjeve të tmerrshme mbitë tjerët, edhe pse në shumë raste, ata nuk e kanë idenë e dëmit që shkaktojnë.Të gjithë këta njerëz, që vënë zotat e rremë para Një Zoti të Vërtetë, janëfajtorë për paganizëm – një krim i tmerrshëm – sepse ata e dinin të Vërtetënpara se të largoheshin prej saj.

Pastaj janë ata që i mallkojnë të tjerët kureksperimentojnë në Satanizëm. Kaq të korruptuar janë ata, sa më fyejnë Muavazhdimisht dhe kryejnë vepra kaq të fëlliqura sepse ata kanë bërë pakt medjallin. Asgjë që Unë bëj nuk do t’i ndryshoj ata. Oh sa derdh Lotë të hidhurmbi këta shpirtra të gjorë të gënjyer.

Pastaj janë ata që më njohin Mua, por që kalojnëfare pak kohë në Shoqërinë Time. Ata më sjellin Mua trishtim të madh, sepse atai neglizhojnë shpirtrat e tyre. Ata besojnë se e kanë të dhënë të drejtën enatyrshme ndaj Jetës së Përjetshme, por ata nuk besojnë se ju duhet ta fitojnëatë. Shumë prej tyre janë kaq të kënaqur sa nuk duan t’ja dinë për Sakramentetdhe rrallë i kushtojnë vëmëndje 10 Urdhërimeve, sepse ata nuk besojnë se atojanë të përshtatshme edhe për sot. Shumica nuk besojnë në Ferr apo në Purgator.Ata ecin në një udhë shumë të rrezikshme. Sëshpejti ata do të mashtrohen më tepër, kur të ushqehen me doktrinën e re të shpëlarë,që do të futet nga armiqtë e Mi. Ata kanë nevojë për shumë lutje tani.

Më në fund, janë ata që janë më të afërt me Mua dheqë janë të mësuar në të gjitha gjërat e Shenjta. Këta janë shpirtrat që mësjellin Mua ngushëllim të madh dhe mbi të cilët Unë mbështetem. Prapë, janë atames atyre që nuk e jetojnë të Vërtetën. Ata e predikojnë të Vërtetën, por nukpraktikojnë bazat e Mësimeve të Mia. Ata nuk i duan të tjerët ashtu si duhet.Ata i shikojnë me përbuzje ata që i konsiderojnë më pak të informuar mbi tëgjitha çështjet e shenjta sesa ata janë. Disa e konsiderojnë veten mbi të tjerëtdhe më shumë të favorizuar nga Zoti. Këta hipokritë më zemërojnë Mua më shumë,sepse ata nuk arrijnë të shikojnë se si mëkatojnë në Sytë e Mi.

Prandaj ju e shikoni se e Vërteta nuk duhet tëneglizhohet. Të gjithëve ju është dhënë e Vërteta, por shumë e kanë harruar atë.Ajo ju mërzit. Ajo është tepër shqetësuese – ju harxhon shumë kohë – sepse shumëprej jush e shohin të Vërtetën si diçka që nuk është më e vlefshme në jetën etyre të ngarkuar sot. Shumë prej jush do të më mohojnë Mua dhe pastaj, përfundimisht,do të më refuzoni Mua plotësisht, kur t’ju ushqehen gënjeshtra prej atyre qëduan t’ju largojnë nga shpëtimi. Prandaj dhe ju duhet ta mësoni të Vërtetën përsëringa e para.

Mund të ketë vetëm një të Vërtetë dhe ajoështë e Vërteta e dhënë nga Zoti që nga fillimi.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara