Jesus2Me top graphics
I love you. I bless you. I protect you.

Planet e Mia për të shpëtuar mbarë botën janë në vënd dhe asnjë shpirt Unë nuk do të lë të kaloj lehtë

e enjte, 26 dhjetor 2013 14:20

Volume 4consolationhatred of Godgoal of Satandarkness in a soultorturesfalse love for neighbourshatred of satanSacrament of Matrimonyloveviolencemurdertactic of satanhatredwarsGod's LoveDivine MercyGod's Plan

Bija Ime e dashur, është Dëshira Ime t’ju ngushëllojtë gjithëve ju në këtë kohë. Planet e Mia për të shpëtuar mbarë botën janë në vënddhe asnjë shpirt Unë nuk do të lë të kaloj lehtë. Çdo fëmij i vetëm i Zotit eka mundësinë të dojë – madje edhe ata që janë të ndarë nga Zoti. Çdo shpirt ështëi lindur me Dhuratën e Dashurisë – Dhuratën e Zotit, I Cili banon brënda tyre,madje edhe kur nuk e njohin Atë.

Dashuria ështënjë tipar që urrehet nga Satanai, sepse Zoti është Dashuri.

Kushdo që do një persontjetër ndjen gëzim në zemrën e tij. Dashuriaështë ndjenja më e natyrshme dhe është ajo që e mban të ndezur Dritën e Zotit nënjë botë të errët. Satanai do ta sulmoj dashurinë në çdo mundësi. Ai do taheqi atë prej atyre ku ka mundësi dhe do ta zëvendësoj dashurinë me shumë zëvendësimedjallëzore. Kur ai e sulmon Sakramentin e Martesës, ai e dobëson dashurinë brëndaçdo bashkimi të tillë deri kur vetëm urrejtja të ketë mbetur. Ai do t’i ndajmiqësitë. Ai do të shkaktoj përçarje, mosbesim dhe urrejtje kurdoherë dhe kudoqë të mundet. Ai është shkaku i vrasjes, veprave të dhunshme mes njerëzve,veprimeve të shtypjes, torturës dhe luftës. Kur Satanai sulmon ligjin a natyrshëmtë dashurisë, të krijuar nga Ati Im, ai i çon njerëzit në një dhimbje tëtmerrshme. Ata nuk do të ndjejnë aspak paqe kur dashuria të mungoj në jetën etyre. Ata nuk do të kenë besim tek të tjerët ku nuk ka dashuri dhe kur kaurrejtje në shpirtin e një personi, ai ose ajo do t’i trajtoj të tjerët me njëmizori të tmerrshme.

Urrejtja kurrë nuk mund të vij nga Zoti. Urrejtja vjen nga djalli. Ai që urrenndjek cilësitë e shoqëruara me Satanain. Për arsyen se ai do të imitojSatanain, njeriu shpesh do ta fsheh urrejtjen me një paraqitje të ëmbël dhedinake. Shumë shpesh ai që e urren një tjetër do të thonë se ata po flisnin vetëmprej dashurisë kur ata i lëndojnë të tjerët, me qëllim që t’i ngatërrojnë ata. Njeriu që urren, ashtu si Satanai, do tëjetë i kujdesshëm të mos e zbuloj urrejtjen e tij. Shumë do të thonë se ataveprojnë me besim të mirë për shkak të nevojës për ndershmëri. Por, asnjëveprim i urrejtjes kurrë nuk mund të japi fryte të mira, sepse si një mish i kalburai do të sjelli kalbëzimin dhe pastaj vdekjen e shpirtit.

Dashuria është gjithçka që ka rëndësi në Sytë e Mi.Të jeni të sigurtë se të gjithë ata që janë të mbushur me dashuri – ose për njëritjetrin ose për Zotin – se ata janë tashmë të favorizuar. Atyre që janë tëfavorizuar nga Zoti do t’ju tregohet Mëshirë e Madhe, nga Unë. Atyre meurrejtje në shpirtrat e tyre nuk do t’ju tregohet Mëshirë, nëse nuk shpengohennë fillim para Syve të Mi. Ju duhet ta kujtoni se urrejta në çdo lloj forme,dhe sidomos kur zbatohet në Emrin Tim të Shenjtë, do të sjelli vetëm dëshpërimine shpirtit.

Dashuria Ime është më e madhe se ajo qëndjehet nga çdo njeri. Ajo është përtej imagjinatës suaj. Për shkak të gjerësisëdhe thellësisë së Dashurisë Sime për ju, Unë do të mbush secilin prej jush meShpirtin Tim të Shenjtë.

DashuriaIme do të sjelli dashurinë në zemrat tuaja, pavarësisht se sa e vogël mund tëjetë ajo në çdo shpirt.

Prandaj, ju lutem që kurrë të mos humbisni shpresënse Unë do të sjell shpëtimin për gjithë botën, sepse Durimi Im është i pafunddhe Dashuria Ime është e përjetshme.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara