Jesus2Me top graphics
If I love you why then would I not warn you of the consequences of rejecting My Mercy? All I need and desire is to bring all of you into My Kingdom.

Nëna e Shpëtimit: Me anë të mbrekullisë së Ndriçimit të Ndërgjegjes, Ai, Biri im, do të sjelli gëzim, dashuri dhe shpresë në botë

e diel, 22 dhjetor 2013 15:19

Volume 4end timesGift of The Holy Spiritwhat is the Wariningcall to prayerprayer for conversiondo not be afraidother propheciesthe WarningDivine Mercy

Bija ime, tëlutem ta bësh të ditur se Biri im i shtrenjë është duke u pregatitur për Ndërhyrjene Tij të Madhe të Mëshirës. Bota do të rilindi si rezultat i kësaj dhe shumëdo të gëzojnë në lirinë e tyre të re të gjetur mbi dyshimin për Egzistencën eZotit.

Sa të vetmuar janë ata që nuk e njohin Birin tim.Kur Biri im u ngrit, pikërisht para Ngritjes së Tij në Qiell, dishepujt e Tijishin të hutuar dhe të trëmbur për shkak të ndarjes që ju duhej të përballeshinpa Atë. Shumë prej tyre ishin në panik dhe ju lutën Birit tim të mos largohejprej tyre. Ai i ngushëllonte ata duke ju shpjeguar me durim se kjo ndarje do tëishte vetëm e përkohshme dhe se Ai do t’ju dërgonte atyre ndihmë. Ndihma që Ai ireferohej ishte Dhurata e Shpirtit të Shenjtë. Pastaj Ai ju tha atyre: “Moskini frikë, sepse me ndihmën e Atij të Cilin Unë do t’ju dërgoj, ju nuk do tëjeni vetëm. Unë gjithmonë do të jem me ju në Formën e Shpirtit të Shenjtë.”

Sepse, edhe pse Ai i tha gjithsecilit në atë ditë se Ai do të vinte përsëri,ata nuk e kuptuan me të vërtetë atë që Ai ju thoshte. Disa menduan se do tëmerrte javë para se Ai do ta shfaqte Veten e Tij. Por, mbajeni mënd, një ditë nëKohën e Zotit, mund të jetë çdo kohë.

Tani ajo Ditë po afrondhe të gjitha profecitë e thëna më parë, në lidhje me shenjat e ditëve tëfundit, po ndodhin. Mos kini frikë në zemrat tuaja, fëmijë të dashur, sepsekoha për t’u gëzuar është afër. Nuk do të ketë më lotë apo dëshpërim, sepseDita e Madhe e Birit tim do të agoj së shpejti dhe Ai do të mbledhi të gjithë qëi përkasin Atij në Krahët e Tij të Shenjtë.

Lutuni për Bekimet e Mëdha të Zotit dhe për Mëshirëne madhe, që Biri im mban, me bollëk, për secilin nga fëmijët e Zotit. Kjo përfshintë mirët, të këqinjtë dhe indiferentët. Meanë të mbrekullisë së Ndriçimit të Ndërgjegjes, Ai, Biri im, do të sjelli gëzim,dashuri dhe shpresë në botë.

Të jeni mirënjohës për këtë Mbrekulli të madhe. Dashuriae Birit tim për ju kurrë nuk vdes, nuk zbehet apo të ndalohet, sepse ju i përkisniAtij. Ju jeni të Atij. Ju jeni fëmijët e Zotit. Ju nuk i përkisni Satanait.

Lutuni, lutuni, lutuni që njerëzimi do tazgjedhi Dorën e Mëshirshme të Birit tim mbi mashtrimin dhe mbërthimin e lig, qëdjalli ka mbi të dobëtin.

Nëna juaj e dashur

Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Prapa

Përpara

Prayer

Random Message

Përpara